Shëndetësia, Vokshi: E lamë me probleme ndaj jemi në opozitë sot

    404
    Sigal

    Komisioni i Shëndetësisë është përfshirë në debate të forta politike sa i përket situatës në spitalet e vendit. Deputetët e opozitës në komision folën për mungesë të vëmendjes së qeverisë për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, pretendime të cilat u hodhën poshtë nga ministri i Shëndetësisië Ilir Beqja, i cili evidentoi disa nga projketet që po ndërmerren për këtë sistem.
     
    Deputetja Albana Vokshi tha se kritikat dhe kërkesat për minsitrin Beqaj nuk kanë si funksion të përbaltin askënd, por janë në funksion të përmirësimit të punës.  
     
    “Ne s’po mundohemi të përbaltim askënd. Këto janë kritika në fuksion të përmirësimit të punës. Ne do vazhdojme t’i kërkojmë llogari ministrit për premtimet e bujshme elektorale. Duhen më shumë fonde për sektorin e shëndetësisë. Edhe ne e lamë me probleme prandaj jemi në opozitë sot, për shkak të gabimeve tona”, deklaroi Vokshi.

    Po ashtu në komision u debatua edhe rreth projektit për sterilizmin në shërbimin kirurgjikal për të cilin ministri Beqaj tha se dokumentat e asaj gare janë publike.

    Përtej debateve politike maxhoranca dhe opozita në komision miratuan unanimisht marrëvehsjen me  BERZH për financimin e e reformimit të qendrës spitalore në Tiranë , në fazën e dytë të tij. Ky projket kap një vlerë prej 15 milion e 900 mijë euro.