Shenasi Rama: “Paria e Tiranës dhe fara e keqe e saj”

621
Sigal

Nxjerrja publikisht e fjalimit sekret të Ramiz Alisë nga ana e Servet Pëllumbit nuk është një risi. Fjalimi është i ditur, dhe strategjia e parisë së Tiranës ka qenë e ditur po ashtu, si atëherë edhe sot. Mirëpo ajo që të bën përshtypje është momenti historik dhe qëllimi që ka Servet Pëllumbi…. Që Saliu ka qenë i tyre këtë e dimë. Që ka pasur një lojë të qartë, ku kanë qenë pjesë Pashko, Hajdari Imami dhe këta të tjerët, edhe këtë e dimë. A mos don të thotë se edhe Edi Rama ka qenë pjesë e lojës, prandaj duhet të pranohet pa kushte? Më mirë që ta ndajmë shapin nga sheqeri. Cilido që të jetë qëllimi i tij, kjo nuk përlyen Lëvizjen Studentore, Shoqatën Studentore Fan S. Noli, dhe ata që sollën pluralizmin (kundër Ramiz Alisë e të gjithëve), që rrëzuan Enver Hoxhën (kundër të gjithëve), që mobilizuan popullin, në emër të Kombit e të demokracisë së vërtetë (kundër të gjithëve) që deshën më të mirën për popullin e vet e që nuk fituan asgjë, sepse ajo që donin ishte më e mira për shqiptarët. Ata janë të pastër e të ndershëm, si kristali dhe me ta edhe unë. Megjithatë, sido që të jetë, kjo sjellje e ky material tregojnë dy gjëra: ose se kjo ishte e vërtetë dhe këta janë të gjithë farë e keqe. Ose se kjo ishte e vërtetë dhe të gjithë u sollën dhe u bënë farë e keqe. Sepse, gjendja ku jemi, tregon një mjerim të pakrahasueshëm të vlerave, degjenerim moral, skllavërim njerëzor, një sistem kriminal, ku ata vërtetë u bënë kapitalistë, por një ditë do të korrin atë që kanë mbjellë e shkoftë e keqja me ta.