SHBA, të shtëna me armë në universitetin e Ohios, tetë të plagosur

461
Sigal

Universiteti
shtetëror i Ohios në Shtetet e Bashkuara, është mbyllur pas raportimeve se janë
dëgjuar në kampus të shtëna me armë. Siç raporton CNN, zyrtarët e Universitetit
kanë urdhëruar studentët, të largohen dhe të fshihen nëpër vende të sigurta,
ndërsa dyshohet se janë plagosur tetë persona.

Sipas deklaratës së njërit prej
studentëve, të shtënat me armë kanë filluar në laborator. Ndërsa një tjetër
student ka shkruar në “Twitter” se policia ka rrethuar sulmuesin, edhe pse një
informacion i tillë nuk është konfirmuar nga autoritet e sigurisë.

Sipas mediave, “autori ndodhet
akoma në ambientet e universitetit”, ndërsa policia u bën thirrje banorëve të
zonës që të qëndrojnë në vende të sigurta