SHBA, Obama përshëndetet me botën pas 8 vitesh mandat

486
Sigal

Presidenti amerikan në largim Barack Obama, u kthye në
Shtëpinë e Bardhë mëngjesin e hershëm të së hënës , duke përfunduar kështu
turneun e tij të fundit në këtë post.

Në 
konferencën për shtyp  në kryeqytetin e Perusë Lima, Obama u përshëndet me
botën duke thënë se ‘nuk mund të ndihej më mirë për progresin e arritur së
bashku’.

Ai
tha se ka ende shumë për t’u bërë për prosperitetin dhe sigurinë të cilën bota
është duke e kërkuar.

“Vazhdoj
të besoj se Amerika do të ketë një rol kyç në krijimin dhe mbajtjen e një
lidershipi të fortë  dhe të qëndrueshëm në Azi”, tha Obama.