SHBA mbeshtet arsimin profesional Donald Lu: Kam një rrogë modeste

    419
    Sigal

    Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj iu ka bërë sërish thirrje të rinjve që të vazhdojnë arsimin professional. Gjatë ceremonisë për mbylljen e Kampeve Rinore të Biznesi, organizuar me Ambasadën e SHBA në Tiranë, ministri Veliaj tha se papunësia e të rinjve me arsim profesional është me e ulët.
     
    “Papunësia me e ulët është tek të rinjtë me arsim profesional, 15% me arsim profesional kurse me arsim të lartë 16%. Janë më të skuksesshëm ata me arsim profesional. Dua shumë që ju të bashkëpunoni dhe të bindim gjeneratën tjetër që të studiojnë në një shkollë profesionale”, deklaroi ministri Veliaj. Sipas tij ky nuk është projekti i fundit, pasi shumë shpejt nis dhe programi Fondi i Nxitjes së Punësimit ku kompanitë do marrin praktikantë kundrejt një pagese.
     
    “Nuk është një rrogë kush e di se çfarë, por sa për të paguar kafet apo një të dalë me të dashurën”, deklaroi me batutë ministri Erjon Veliaj. Ai kishte dhe një këshillë për të rinjtë: “Kur të bëheni milionerë mos na harroni dhe ne”.
     
    Ndërkohë ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu theksoi se pavarësisht parave, marrja e një iniciative është më e rëndësishme.   
     
    “Keni një ministër shumë energjik, i talentuar. Shpresoj që ju flisni anglisht më mirë se unë shqipen. Do përpiqem të flas në këtë gjuhë kaq të vështrë e të bukur.  Do kisha dashur që vëllai im të ishte këti, ai është një sipërmarrës i vërtetë. Ata nisën një sipërmarje kompjuterash në një garazh. Nuk kishin para por ishin të zgjuar, nuk kishin frikë nga dështimet. Ishte i gatshëm të ndërmerte rreziqe. Unë marr një pagë të sigurtë, modeste, ai është multi milioner, fatkeqësisht unë nuk jam”, deklaroi Lu.
      
    Ambasada Amerikane financoi kampet e biznesit me 90,000 dollarë si dhe solli në Shqipëri ekspertët e suksesshëm amerikanë, Jennifer Kushell dhe Jordan Agolli.