SHBA/ Aplikantët për Studime (për vizat F-1 dhe M-1) – Vështrim i përgjithshëm

    1368

    Viza studentore, aplikimi, koha dhe ndihma financiare

    Sigal

    Në qoftë se ju shkoni në SHBA për turizëm, por dëshironi që të ndiqni një kurs studimi më pak se 18 orë në javë, ju mund ta bëni këtë duke marrë një vizë vizitori që mund ta merrni në konsullatën përkatëse të SHBA. Në qoftë se kursi i studimit është më shumë se 18 orë në javë, juve do ju duhet një vizë studenti. Ju lutemi lexoni informacionin në këtë faqe për dijeni të përgjithshme se si të aplikoni për një vizë studenti F-1 ose M-1. Për më shumë informacione përsa i përket mundësive për të studiuar në SHBA, ju mund të vizitoni faqet e Internetit të krijuar nga Departamenti i Shtetit: Edukimi në SHBA. http://educationusa.state.gov ose faqen http://exchanges.state.gov – informacionet në këto faqe janë në gjuhën angleze.

    Duhet të keni parasysh që Qershori, Korriku dhe Gushti janë muajt më të zënë në zyrën tonë konsullore, përsa i përket intervistave për viza. Studentët duhet të planifikojnë të bëjnë kërkesën shumë kohë përpara se të aplikojnë për një intervistë vize.

    Kur më duhet të aplikoj për vizën time të studentit?

    • Studentët janë të inkurajuar të aplikojnë për vizat e tyre shumë kohë përpara procedimit të aplikimit të tyre për vizë.
    • Zyrtarit Konsullor do t’i duhet të ketë qartësi maksimale bazuar nga lloji i kursit të mësimit dhe të kombësisë të studentit. Kjo mund të marrë shumë kohë. Për më shumë informacion për aplikantët që mund të kenë kërkesa speciale shtesë vizitoni faqen http://travel.state.gov/visa/temp/info/info_1300.html. – Informacioni në këtë faqe është në gjuhën angleze.
    • Studentët duhet të mbajnë shënim që konsullatat janë në gjendje të lëshojnë vizën tuaj të studentit 120 ditë a më pak, më përpara datës së regjistrimit të kursit të studimit.. Në qoftë se ju aplikoni për vizën 120 ditë përpara datë së fillimit apo të regjistrimit, ashtu si është shkruar edhe në Formularin I-20, konsullata do të mbajë aplikimin tuaj derisa të jetë në gjendje të lëshojë vizën. Zyrtarët konsullor do ta përdorin këtë kohë për të kontrolluar më mirë aplikimin për ndonjë dokument shtesë që mund të kërkohet. SHËNIM: Kjo gjë aplikohet vetëm për studentët që hyjnë në SHBA për herë të parë me këtë lloj vize.
    • Sipas rregullores së Departamentit të Sigurisë Kombëtare kërkohet që të gjithë studentët fillestar, të hyjnë në SHBA, jo më shumë se 30 ditë përpara datës së fillimit të kursit të studimit që ndodhet në Formularin I-20. Ju lutemi konsiderojeni këtë datë me kujdes kur planifikoni udhëtimin tuaj për në SHBA.

    Një student, i cili kërkon të hyjë në SHBA, më herët (më shumë se 30 ditë përpara datë së fillimit të kursit të studimit), duhet të kualifikohet dhe të marrë një vizë vizitori. Një shënim i veçantë do të shkruhet në vizën e studentit dhe mbajtësi vizës duhet t’ia bëj të qartë inspektorit të emigracionit në hyrje të SHB, qëllimin për të studiuar. Përpara se te fillojë studimet, ai ose ajo duhet të marrin një ndryshim klasifikimi, duke plotësuar Formularin I-506, Aplikim për ndryshim të Statusit të Jo-Emigrimit, gjithashtu ti paraqesë, Formularin I-20, Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare ku aplikacioni është bërë. Duhet të jeni në dijeni që duhet bërë një pagesë prej 140.00 Dollarësh për këtë proces, dhe që personi nuk mund të nisë studimet derisa ndryshimi i klasifikimit të miratohet.

    Si të studioj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

    Studentët që duan të studiojnë jashtë vendit të tyre, parapëlqejnë në shumicën e rasteve Shtetet e Bashkuara se sa çdo vend tjetër. Rruga për t’u pranuar në një universitet nuk është e lehtë. Afro 600 mijë studentë nga gjithë bota ndjekin universitetet amerikane. Më shumë se 3 mijë e 600 institucione të arsimit të lartë amerikan pranojnë studentë të huaj.

    Cheryl Darrup-Boychuck drejton Revistën Akademike Amerikane, një faqe interneti që ofron informacion për studentët që duan të njihen me procesin e zgjedhjes dhe financimit të studimeve universitare në Shtetet e Bashkuara, që synon të nxisë studentët të zgjedhin universitete amerikane. ”Mendoj se një student që është i interesuar për të studiuar në Shtetet e Bashkuara duhet të bëjë së pari vlerësimin e vetes, pra të vendosë se ku do të përqendrohet. Në Shtetet e Bashkuara mund të zgjedhësh nga një listë me afro 500 lëndë të ndryshme mësimore” – ajo i këshillon studentët të bëjnë kërkime në internet – ”Vetëm shkolla mund të kushtojë deri në 40 mijë dollarë, ndërsa shpenzimet e jetesës gjatë viteve të shkollës luhaten nga 15 mijë deri në 40 mijë dollarë. Ndihmat financiare dhe bursat janë shumë të kufizuara”.

    Kështu ndihma financiare është gjëja e parë që duhet menduar nga cilido që ka në plan të shkojë në Amerikë për të studiuar sepse në fakt studentëve të huaj nuk u ofrohet shumë në aspektin financiar. Grupi NAFSA: Shoqata e Edukatorëve Ndërkombëtarë thotë se 81 për qind të studentëve që shkojnë në Amerikë e paguajnë shkollimin e tyre me paratë e veta ose me paratë e familjes.

    Disa shkolla amerikane sigurojnë ndihmë financiare për studentët e huaj

    Një listë e këtyre shkollave mund të gjendet në faqen e internetit me këtë adresë edupass.org. Kjo faqe jep edhe shumë informacion se kujt duhet t’i shkruash për të kërkuar ndihmë financiare. Dhe i paralajmëron studentët të mos paguajnë nëse kërkohen para për formularët e aplikimit për bursa, sepse mund të mashtrohen. Kjo faqe të tregon gjithashtu se si të porosisësh botime të tilla si Financimi për të studiuar në Amerikë – Udhëzime për Studentët dhe Profesionistët e huaj. Ky libër udhëzimesh jep një listë prej më shumë se 600 vendesh, ku studentët ndërkombëtarë mund të marrin ndihmë për të paguar për studimet e tyre. Në internet mund të gjendet shumë informacion rreth ndihmës financiare. Nëse nuk ke kompjuter, atëherë mund ta kërkosh informacionin në një shkollë apo qendër edukimi. Një faqe tjetër e dobishme për studentët është ajo që administrohet nga Departamenti i Shtetit. Adresa e saj është educationusa.state.gov.

    Bursat Fulbright

    Programi Fulbright u jep amerikanëve shansin të studiojnë, të japin mësim dhe të bëjnë kërkime në vende të tjera. Po kështu ky program u jep mundësinë edhe studentëve dhe pedagogëve nga vendet e tjera të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të njëjtin qëllim. Ata që përfshihen në këtë program marrin para të mjaftueshme për udhëtime, arsimim dhe jetesë. Programi financohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, qeveritë e vendeve të tjera dhe organizata private. Programi Fulbright është krijuar në vitin 1946 sipas projektligjit të propozuar nga Senatori William Fulbright, i cili e shihte këtë si një mënyrë efikase për të rritur mirëkuptimin ndërmjet vendeve të ndryshme. Ai besonte gjithashtu se programi mund të pajiste me dije udhëheqësit e ardhshëm të botës. Senator Fulbright mendonte se të jetosh e mësosh në një vend tjetër ndihmon që njerëzit të kuptojnë ide të tjera dhe mënyra të tjera jetese. Ai mendonte se kjo lloj përvoje i ndihmonte njerëzit të kuptonin më mirë edhe vendin e tyre. Gati 5 mijë grante Fulbright jepen çdo vit për studentë, pedagogë e profesionistë amerikanë e të huaj. Në lidhje me këtë program mund të mësohet më hollësisht nga Zyra e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore në Departamentin e Shtetit si edhe në njërën nga faqet elektronike të Zërit të Amerikës në voaspecialenglish.com .Një program i tjetër quhet Fulbright Teacher and Administrator Exchange – Programi Fulbright për Shkëmbim Mësuesish dhe Administratorësh. Ky program bën të mundur që një mësues amerikan dhe një koleg i tij nga një vend tjetër të këmbejnë vendet, zakonisht për një vit shkollor. Lista e vendeve të përfshira në program ndryshon nga viti në vit. Faqja e internetit për Programin Fulbright për Shkëmbim Mësuesish dhe Administratorësh është fulbrightexchanges.org.

    Vështirësi në marrjen e vizës

    Disa njerëz po shprehin mendimin se Shtetet e Bashkuara nuk janë më aq të hapura ndaj studiuesve të huaj. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara i bënë më të rrepta kërkesat për viza për studentët, pedagogët dhe studiuesit ndërkombëtarë. Numri i tyre ka rënë me më pak se 2 mijë që nga 11 shtatori 2001. Pas masave më të rrepta të sigurisë dhe rasteve tashmë të njohura të profesorëve të huaj, të cilëve nuk u janë dhënë, ose u janë hequr vizat, disa kritikë filluan të shtrojnë pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara po kultivojnë një mendësi kështjelle. Por vitet e fundit SHBA është po aq e hapur si më parë për studime, për të gjithë studentët kudo në botë që kanë rezultate të larta dhe që kalojnë me sukses provimet.

    Burimet: