Shantazhoi me 15 euro të dashurin e martuar, vetëdorëzohet studentja

451
Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, studentja vlonjate e cila ishte dënuar në mungesë me 1.4 vite burg pasi kishte shantazhuar të dashurin e saj biznesmen i martuar se nëse nuk i jepte 15 mijë euro do të tregonte për lidhjen e tyre.
Studentja 21-vjeçare në Fakultetin Ekonomik në Tiranë Desilvja Menaj, u dorëzua në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet, ndërsa shoqërohej edhe nga avokati i saj. Pas prangosjes e reja është transferuar drejt Policisë së Vlorës. 
Në fund të nëntorit të vitit 2014 ajo u denoncua në Policinë e qytetit bregdetar nga i dashuri i saj, një tregtar, sipas të cilit studentja i kishte çuar mesazhe në celular ku i kërkonte 15 mijë euro për të mos bërë publike marrëdhënien mes tyre.
Studentja u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa në qershor të 2015-ës, edhe Gjykata e Apelit e shpalli atë fajtore për akuzën e “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” duke e dënuar me 1 vit e 4 muaj.
Vetë vajza pretendon se ajo kishte bërë shaka, ndërsa mendohet se dorëzimi i saj në këtë moment të jetë bërë pasi mund të përfitojë nga amnistia e fundit e miratuar në Kuvend
Sigal