Sezoni i ri 2017-2018, shkollat hapin dyert për më shumë se 495 mijë nxënës

562
Ka nisur sot viti i ri para-universitar për sezonin 2017-2018 në të gjithë Shqipërinë. Shkollat do të hapin dyert për më shumë se 495 mijë nxënës në mbarë vendin.
Rreth 32858 fëmijë do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë.

Policia ka shtuar numrin e efektivëve pranë shkollave për rritjen e sigurisë publike. Në një plan masash të publikuar ditën e djeshme policia njoftoi se punonjësit e policisë do të ngarkohen me shërbime për garatimin e rendit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

Gjithashtu rëndësi i është kushtuar edhe trafikut, për të cilin policia po punon për shmangien e tij në orët e para të mësimit si dhe në fund të tij.
Sigal