Serbia humb apelin kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA

519
Serbia e humbi apelin kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Gjykata e Arbitrazhit për Sportet njoftoi të martën se e ka hedhur poshtë këtë apel.
Shoqata Serbe e Futbollit kishte argumentuar se UEFA kishte shkelur rregullat e veta duke i dhënë Federatës së Futbollit të Kosovës statusin e anëtarit me të drejta të plota në Kongresin e saj në vitin 2016.
Por gjykata arriti në përfundimin se Kosova i plotësonte standardet për hyrjen në UEFA sepse është “njohur nga shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara si ‘një vend i pavarur’”.
Serbia kishte argumentuar se Kosova, që ishte pranuar në UEFA majin e kaluar megjithëse nuk ishte anëtare e OKB-së, duhej të bllokohej.
Serbia dhe aleatët e saj, përfshirë Rusinë, nuk e kanë njohur Kosovën që kur ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Vendimi i UEFA-s, solli si rezultat anëtarësimin në FIFA, një javë më pas dhe përfshirjen në grupet e kualifikimit për Kampionatin Botëror të vitit 2018.
Sigal