Senatori Republikan Ted Cruz shpall kandidaturën për president të SHBA

492
Senatori 44 vjeçar, Republikani Ted Cruz, ka publikuar lajmin se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin është bërë publik nga vetë senatori Cruz nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twiter. 
Ndërkohë, pritet që edhe shumë pretendentë të tjerë për postin e presidentit të SHBA-së, të shpallin kandidaturat e tyre për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm. 
Mes këtyre kandidaturave pritet të shpallet edhe ajo e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, znj. Hillary Clinton. 
Sigal