SELENICA NË ÇDO STINË

816
Sigal

Gëzim Llojdia

Publicistika e  krijuesit Agim Jazaj, përfshin një hark kohor gati 50-vjeçar. Duke filluar së pari te gazeta lokale “Zëri i Vlorës”, qysh në vitet ’70 të shekullit të shkuar, ai mbetet një ndër të vetmit, madje “mohikani i fundit” gazetar tradicional, që ka trajtuar në çdo regjim dhe në çdo kohë problemet, të cilat banorët e kësaj treve në jug, kanë hasur shpesh nga administrata. E kam  njohur  në përfundim të viteve ’70 , në redaksitë e gazetave si një njeri të thjeshtë të medias, mirëpo tepër punëtor, që lëvron mjaft mirë reportazhin, që punon me lajmin dhe sidomos me komentet apo opinionet, të cilat janë fusha e tij e preferuar. Autori Agim Jazaj ka kaluar shpesh nga publicistika në poezinë popullore edhe me disa botime poetike, ku dallohet për humorin e hollë, gati fin. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet që e dallon atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë artistike. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Agim Jazaj pikërisht në këtë fushë dominon me shkrimet e tij interesante. Publicistika letrare e Agim Jazaj: “Me Selenicën” mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant, botuar së fundi nga bashkia e qytetit të Selenicës në gjithë zonën e jugut të Shqipërisë.

Çfarë vërehet në këtë botim publicistik?

Agim Jazaj  ka derdhur me një kosto shpirtërore dhe profesionale jo të vogël qindra vargje, mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirtëror e dashurie. Këtë botim ta ka ënda ta rilexosh, pasi shfaq qysh në fillim risi e befasi në mënyrën trajtimit të temave si dhe në mënyrën e të shkruarit. Ndoshta njohuritë e gama e tematikave mbi të cilat ka  shkruar, tema e mbrojtur etj., i ka dhënë ndihmesë për të krijuar disa shkrime, të cilat nuk bëhen as të mërzitshme dhe as nuk përsërisin studiuesit e tjerë të kësaj fushe. Kjo tregon mrekullisht, stilin e veçantë të këtij autori. Agim Jazaj është një mjeshtër i përkryer i gdhendjes së portreteve, sidomos i disa prej figurave të letrave shqipe. Një ndër to është figura e poetit, Dritëro. Në thelb, çdo njeri nuk mund të njihet deri në fund të shpirtit, edhe pse mund ta kesh pranë, ndërsa me poetët çështja qëndron ndryshe. Ata na e ndriçojnë personalitetin e tyre, unin subjektiv deri në labirintet më të fshehta përmes vargjeve  dhe intimitetit që ato shpalosin brenda tyre. Agim Jazaj  na rrëfen shkoqur portretin e poetit Dritëro një vit pak ikjes deri në detajet më të imta, me një pasuri nuancash emocionale që shprehen ndershëm dhe sinqerisht në krijimtarinë e Dritëroit. Njerëzit e mëdhenj i përshkon urtësia. Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Autori na sjell në kujtesën tonë, veprën e  poetit, veprën e një mendimtari të urtë.

Ja si e përshkruan autori: 

Dritëro Agolli iku, por mbetet… Dhimbja e thellë ka pikëlluar mbarë kombin shqiptar për humbjen e kolosit të Letrave shqipe, gazetarin, shkrimtarin, poetin, publicistin, skenaristin, politikanin vizionar, Njeriun e skalitur dhe të selitur: Dritëro Agolli. Ai s’është larguar nga bota e të gjallëve, por jeton dhe do të jetojë mes të gjallëve, edhe në brezat që do të vijnë. Të gjallë dhe të vlefshëm për racën shqiptare, dhe jo vetëm atë e ka bërë, dhe do ta mbajë në Altarin e Përjetësisë Vepra e tij publike, publicistike, poezia, fjala shëruese, vizioni frymëzues, parashikues dhe udhërrëfyes përgjatë gjithë jetës së tij të gjallë, edhe duke qenë i vdekur do të mbetet një shembull frymëzimi, në memorien e kombit. Ai shqiptar i shqiptarisë, model që po e kërkojmë’ me pishën, raca shqiptare. Kemi pasur fatin, në kohën kur i madhërishmi Dritëro ishte Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë të merrnim “Ok” prej tij, si talent i pozuar në shtypin e kohës, për të marrë viston e shkollimit dhe kualifikimit.  Kemi pasur raste fatlume të flasim në podiume dhe të shtrëngojmë dorën, të trokasim gotën e rakisë me poetin e pavdekshëm Dritëro Agolli. Ai është nga ajo plejade, e cila mbetet e gjallë edhe kur ka vdekur, dhe jo si pjesa tjetër që rezultojnë të vdekur edhe kur janë të gjallë.

Autori  sjell edhe një përkushtim, ku zgjerohet në trajtimin dhe në zbërthimin e kësaj figure.

Ai parashikonte dhe paralajmëronte katastrofën, thotë A.Jazaj, i thoshte bukës bukë, dhe kurrë të zezës të bardhë. Ai kurrë nuk ishte dhe nuk jetoi si puthador i politikës përgjatë jetës së tij. Sekuencat filmike të ritransmetuara të viteve, ’90- në Kongresin e 10-të, të fundit të PPSH, kur poeti, politikani i pamposhtur, klithi me të madhe dhe doli nga rreshtat në sallën e Kongresit, edhe përpara turmave, çakejve, të marrëve, në unisonin Konformist. Foli hapur e pa iu dridhur qerpiku për katastrofën që kishte pushtuar vendin nga politika e dështuar. Nga ata që ulërinin në ato çaste kundër tij, ndoshta dje kanë qenë dhe të penduar, hipokritë, sa dhe të fëlliqur… Ndonëse i rrethuar nga klithmat e të marrëve, ai nuk u mposht. Fliste me Forcën e Arsyes, i vetmuar, por jo vetëm, dhe jo më Arsyen e forcës! Botën e kanë zhvilluar të diturit dhe jo të marrët. Ajo Lukuni në atë sallë, përpara mëse 27 viteve, vallë si ndihen sot, shfaqen ende nëpër salla e kudo edhe sot ditën me diell kundër zërave, Kundër Korifejve, përkrah Lakejve!…Dritero Agolli iku, po mbetet…

Figurat shoqërore të kohës  për A. Jazaj kanë një shikim gjithmonë nga  drita. Figurat historike në thelb, ruajnë dritëzën si bardhësi në portretet e tyre. Gdhendjet  apo sjellja  e fakteve dhe dokumentëve mbetet palca për publicistikën e shkruar. Autori  i përdor drejt faktet në shërbim të personaliteteve. Kjo është mjeshtri në artin e të shkruarit, ngjarje, që kanë vepruar  shekuj më parë sillen me vërtetësinë e një krijuesi, të një shkrimtari të afirmuar në letrat shqipe. Ashtu si shumë krijues të mirëfilltë të letrave shqipe, të cilët lëvrojnë herë pas here  publicistikën edhe autori ka arshivuar shumë ngjarje e dokumente, ndërkohë që  “pika e vlimit” ka arritur gradacionin e sipërm, krijuesi me shumë përvojë gazetareske ka  derdhur gjithë këtë përvojë  në një botim publicistik. Figurat  e shquara përshkohen nga një ëmbëlsi, që edhe pse nuk duket, por që kuptohen shkarazi. Në publicistikën e autorit janë kapur detaje për njerëzit e shquar të kohërave. Kapituj të tërë më vete janë, për katundet  që përfshin bashkia Selenicë. Reportazhe për Amonicën, apo Ploçën e sotme, dikur Amantia e qytetërimeve tona ilire, Treblova rruga e një fshati, Sevaster, Kudhës Gërhoti, Selenica e pasurive nëntokësore, ku fle ende ari i zi i nëntokës sonë të vuajtur.

Publicistika e  këtij autori në këtë botim tregoi se kjo gjini nuk është thjesht një kronikë ngjarjesh por një formë e veçantë rrëfimi të formave të pasqyrimit me anë të mjeteve shprehëse të publicistikës.

Një kushtim jo pa dhimbje…

Alban Bardhi

Ai ish një bir iVlorës,
Në tempull, te Ismaili,
Nuk “i’u drodh” gishti i dorës,
Të “shtinte mbi xhebrailin”!

Vërtetë Vlora i dha votat,
E besoi besë prerin,
Me teneqe i përzë kodoshat,
Dhe kombit i ruan nderin!

E votoi për kryeministër,
Nuk e votoi për diktator,
Me brekushe, pa “kapistër”,
Ndyu Ismailin, në Vlorë!

“Me të zeza” e veshi i pari,
Ta rivesh katili i dytë?
Shumë janë të verbër nga trutë,
Më pak ka qorra nga sytë!

Nuk e mbroj katilin tim,
E urrej më shumë se tëndin,
Ashtu do merja mallkim,
Të dy më shëmtojnë vendin!

Ti e do barbarin tënd,
Të sundojë me pushtet?
Nga mua barbari im,
Nuk gjen vrimë në planet!

Ndaj të parin e përzumë,
“Sepse bëri plot zullume”,
Një zullumqar tjetër prumë,
Duhet të na heqë për hunde?!

Votuam “katilin e dytë”,
Të gjykonte dhe të parin,
Ky na nxori të dy sytë,
Na e hapi më thellë varrin!

Unë edhe katilin tim,
E përzë me teneqe,
Ndërsa ti katilin tënd,
Mbaje mender, në qoshe!