Sekuestrohet një skaf italian në Vlorë, do mbushej me drogë

414
Një skaf italian është sekuestruar gjatë ditës së djeshme në bregun e Vlorës.

Gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, kanë bërë të mundur konstatimin e një skafi me flamur italian (pa persona në bord) pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”.

Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.

Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal