“Sekretet” e aplikimit për Lotarinë Amerikane

    1145
    Lotaria amerikane, gabimet që duhen evituar dhe “sekretet” e aplikimit
    Zyra konsullore e ambasadës amerikane në Tiranë ju përgjigjet pyetjeve për detajet e plotësimit të formularit. Çfarë ndodh me profesionet, shkollën e mesme, fëmijët e mitur dhe fotot 
    Zyra konsullore: “Kategoria juaj është F3, dhe për muajin tetor 2017 janë aktuale çështjet e dorëzuara përpara datës 22 korrik 2005. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë F3 Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar. Dhe, ju gjithashtu keni të drejtën te aplikoni për lotarinë, gjithmonë nëse keni arsimin e kualifikueshëm”.

    2 – Deri sa shkon afati pak a shumë?
    Zyra konsullore: “12-13 vite sipas ecurisë aktuale, por që kjo ndryshon”.

    3 – Si i bëhet kur bashkëjeton dhe ke 2 fëmijë me bashkëjetuesen, por nuk është bërë ende bashkimi familjar? Duhet të vendos emrin e bashkëshortes në lotari, veç fëmijëve qe kemi? Dhe nëse i del njërit nga ne, a mund të bëjmë celebrimin e martesës për të ikur së bashku në SHBA në kohën që përgatiten dokumentet?
    Zyra konsullore: “Secili aplikon si beqar dhe përfshin fëmijët tek aplikimi i SECILIT. Nëse rezulton i përzgjedhur, bën celebrimin dhe njofton KCC. Pra, secili prej jush ka të drejtë të aplikojë si beqar, plus shton fëmijët në aplikim”.
    4 – Çfarë ndodh nëse dikush që na di infot bën një aplikim në emrin tonë? Digjet dhe aplikimi origjinal?
    Zyra konsullore: “Ndaj edhe kërkojmë fotografi të re. Ne mendojmë edhe për ju”.
    5 – Është opsioni që fotostudiot mund t’i keqpërdorin ose më e keqja është se aplikimi bëhet dhe me foto të marra online nëse janë përmasat…
    Zyra konsullore: “Aplikimi kërkon informacion personal, të cilin nuk mendoj që ti ua jep fotostudiove”.
    6 – Sa duhet të jenë përmasat e fotos? A duhet të mbahen bizhu apo make up kur del foto për loton?
    Zyra konsullore: “600×600 piksel. Mundësisht sa më natyrale dhe mos e editoni foton. Për më tepër: https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/”.
    7 – Nuk lejohet me flokë të kapura bisht?
    Zyra konsullore: “Nuk ka asnjë problem për flokët”.
    8 – Ka aplikuar gruaja ime, por ka vënë ditëlindjen time gabim (në vend të shkruante 1966, e ka shkruar 1996). Nëse gruas i del lotaria, a do kemi probleme për këtë gabim?
    Zyra konsullore: “Kjo do të shqyrtohet nga oficeri konsullor në ditën e intervistës, parashikuar që ju përzgjidheni. Paraprakisht, nuk mund të themi gjë.
    9 – Pika 6, kapitulli 12 i udhëzimeve, Diplomë Universitare, është element i kualifikueshëm për sa i përket arsimimit apo ka nevojë për specifikime të tjera?
    Zyra konsullore: “Kriter është shkolla e mesme me kohë të plotë. Nëse ju keni edhe shkollën e lartë, ky është një plus, por jo i kërkuar”.
    10 – Çfarë doni të thoni emri i mesit ose N/A? Kam hedhur lotarinë vit për vit dhe nuk e di, pyes veten: Mos kam bërë ndonjë gjë gabim?
    Zyra konsullore: “Pyetje e bukur. Klikoni kutinë ku shkruan ‘N/A ose non applicable’”.
    11 – Kam mbaruar shkollën e mesme me kohë të pjesshme. Kam të drejtë të bëjë lotarinë amerikane?
    Zyra konsullore: “Nëse nuk ke mbaruar edhe arsimin e lartë, nuk të këshilloj të aplikosh. Lexo këtu: Ne ju këshillojmë gjithmonë që të lexoni informacionin që gjendet në faqen tonë të internetit dhe të na kontaktoni nëse keni paqartësi mbi arsimin që kualifikohet për lotarinë. Këtu do ta gjeni informacionin e duhur: https://al.usembassy.gov/…/kriteret-kualifikuese-mbi…/. 
    Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.
    Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë”.
    12 – Ka mundësi të më jepni linkun për të parë gjendjen e një aplikimi?
    Zyra konsullore: “Nëse ke aplikuar për I-129F dhe çështja është me USCIS: https://egov.uscis.gov/casestatus/landing.do”.
    13 – Jepuni një shans shqiptarëve të shohin Amerikën… Nga halli e kanë…
    Zyra konsullore: “Ti mirë e ke, por përzgjedhja bëhet në Qendrën Konsullore Kentucky dhe është tërësisht e rastësishme”.
    14 – Po në rast se dy bashkëshortë aplikojnë secili veç e veç, por duke aplikuar si i martuar duke dhënë dhe emrin e bashkëshortit. A skualifikohesh në këtë rast?
    Zyra konsullore: “Jo, aspak. Secili aplikon si aplikant kryesor dhe vendos bashkëshorten si aplikant derivativ tek aplikimi i tij. E njëjta gjë për bashkëshorten. Dhe… mos harroni pa vënë edhe fëmijët (gjithmonë nëse keni)”.
    15 – Pres bashkim familjar që prej vitit 2010. Në atë kohë kur aplikuam fëmijët e mi ishin i madhi 17 vjet dhe i dyti 13. Tani ka kaluar moshën 21 dhe unë dua të di e kam mundësinë t’i marr djemtë kur të na dalin vizat apo jo?
    Zyra konsullore: “Ka shanse që fëmija ( i pamartuar, mbi 21 vjeç) të përfitojë nga Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA). Edhe nëse NVC nuk jua përfshin fëmijën në çështjen tuaj, ju duhet të na kontaktoni sapo të keni mësuar datën e intervistës dhe ne do ju udhëzojmë hapat që duhet të ndjekë fëmija. Formula e CSPA aplikohet vetëm pasi t’ju ketë dalë data e intervistës”.
    16 – Jam kryefamiljare dhe dua të aplikoj në lotarinë e këtij viti. Kam edhe dy fëmijë, njëri 18 vjeç dhe tjetri 16 vjeç. Pas aplikimit tim ku do përfshijë të dy fëmijët e mi, i lejohet djalit, i cili i ka mbushur 18 vjeç, të bëjë aplikim me vete?
    Zyra konsullore: “Ti aplikon si aplikante kryesore dhe përfshin bashkëshortin (nëse jeni me gjendje civile ‘e martuar’ në ditën e aplikimit) dhe fëmijët nën 21 vjeç të pamartuar. Fëmijët kanë të drejtën të aplikojnë secili më vete si aplikantë kryesorë, ku në aplikimin e tyre vendosin vetëm veten e tyre. Edhe fëmija 16 vjeç mund të aplikojë, nëse e mbaron shkollën e mesme deri në korrik 2019, gjithmonë nëse ka numra vizash në dispozicion (pasi ka raste kur programi mbyllet më shpejt pasi numrat mbarojnë)”.
    17 – Një miku im sapo kishte aplikuar dhe i ka ikur energjia elektrike e në pamundësi për ta ruajtur as për ta printuar, sepse është fikur kompjuteri. Aplikimi i ka dalë në sistem “successful”, por s’ka arritur ta printojë. Si i bëhet për të verifikuar në 2018-n?
    Zyra konsullore: “Herë tjetër thuaji mikut të përdorë edhe UPS. Mbron edhe kompjuterin. 
    Duke qenë se atij i ka dalë konfirmimi në ekran, ai NUK duhet të përpiqet të bëjë aplikim të dytë. Më datë 1 maj 2018, ai do të mund ta kontrollojë në këtë mënyrë: 
    Opsioni #1: Hyni tek dvlottery.state.gov/esc dhe plotësoni fushat e kërkuara. Nëse të dhënat që po vendosni tani përputhen me ato që keni dhënë kur u regjistruat për lotarinë, përfshirë edhe adresën e emailit, atëherë do ju hapet faqja juaj. Mund ta provoni edhe nga një browser tjetër, pasi ndoshta browseri nga ku po përpiqeni ta hapni nuk është i përditësuar dhe nuk e suporton atë faqe interneti. Shikoni gjithashtu se mos ngatërroni o (shkronjën o) me 0 (numri 0). Suksese!
    Opsioni #2: Hyni tek dvlottery.state.gov/esc, dhe poshtë Confirmation Number ka një link ku citon “Forgot Confirmation Number”. Klikoni tek ajo dhe plotësoni fushat e kërkuara. Nëse të dhënat që po vendosni tani përputhen me ato që keni dhënë kur u regjistruat për lotarinë, përfshirë edhe adresën e emailit, atëherë do ju gjenerohet një kod i ri konfirmimi. Shikoni gjithashtu se mos ngatërroni o (shkronjën o) me 0 (numri 0). Nëse përsëri ju po hasni vështirësi, ju mund të kontaktoni KCC tek [email protected] Suksese!”
    18 – Tek “birth city” mw duhet ta vendosim qytetin me ‘ë’ apo ‘e’, p.sh. Gjirokastër apo Gjirokaster?
    Zyra konsullore: “Nuk pranohen ë dhe ç. Pra vendosni e dhe c”.
    19 – Pwr fëmijwt mundwsia për foto nw studio është 0! Kam njw foto qw nuk ka standartet e fotos që kwrkohet nga sistemi! Duken qartw tiparet e fytyrws! A mund ta pwrdorim këtë foto nw aplikim?
    Zyra konsullore: “Duke qenë se është bebe, ju mund të përdorni foton më të përshtatshme për të. Rëndësi ka që aplikanti kryesor të përdorë fotografi të re”.
    20 – Nëse prindërit kanë vetëm 1 fëmiëj mbi 21 vjeç të martuar, atëherë te aplikimi tek nr i fëmijëve do të vihet 0?
    Zyra konsullore: “Po”.
    21 – Unë nuk kam shkollë të mesme, por jam pronar i një butiku për më shumë se 7 vite. Gjithashtu kam dhe një biznes tjetër prej 20 vitesh. A kualifikohem për ta hedhur lotarinë amerikane?
    Zyra konsullore: “Nëse ti po përpiqesh të aplikosh bazuar tek kriteri i përvojës së punës, ki parasysh që shumë pak profesione kualifikohen. 
    Mbi kualifikimin bazuar tek përvoja e punës: shumë pak profesione kualifikohen. Lexoni udhëzimet tona se si të gjeni se cili profesion ju kualifikon: http://photos.state.gov/…/388734/documents/dv2018alb.pdf
    Cilat profesione kualifikohen pёr programin e DV-sё
    Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database http://www.onetonline.org/. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart.
    Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve e as anëtarëve të familjes suaj nuk do t’ju lëshohet vizë.
    Si mund tё gjej punёt qё tё kualifikojnё pёr DV tek bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
    Pasi tё keni hyrё nё O*Net OnLine http://www.onetonline.org/, ndiqni kёto hapa pёr tё gjetur se cilat profesione kualifikohen:
    1 – Nёn “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtё;
    2 – Kёrko sipas “Famijes sё Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”;
    3 – Zgjidhni lidhjen pёr profesionin tuaj specifik.
    4 – Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” pёr tё gjetur numrin e pёrcaktuar tё Zonёs sё Profesionit dhe gamёn e vlerёsimit tё Pёrgatitjes Specifike Profesionale (SVP). 
    Pёr shembull, zgjidhni Inxhinierёt e Hapёsirёs. Nё fund tё Raportit Pёrmbledhёs pёr Inxhinierёt e Hapёsirёs, nёn seksionin e Zonёs sё Profesionit, ju do tё gjeni Zonёn e pёrcaktuar tё Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke pёrdorur kёtё shembull, Inxhinierёt e Hapёsirёs ёshtё njё profesion i kualifikueshёm.
    Sigal