Sejfulla Malëshova/Shtrëngata

    385
    Sigal

    Dëgjoni, dëgjoni,

    Nga deti shikoni

    Si ç’fryn e tërbohet,

    Sa vjen e zgjerohet,

    Në qiell, në re,

    Kaluar mbi dhe,

    Të zeza si nata,

    Shtrëngata.

    Nga zalli po ngrihet,

    Si mal e përzihet,

    Me breshër, me shi,

    Një pluhur i zi,

    Në fshat e qytet,

    Përhapet rrëmuja,

    Dhe kuja.

    Kush pyet për djalin,

    Për lopën, a kalin,

    Një plakë qyqare,

    Kërkon një manare,

    Një nuse shikon,

    Mos duket përgjon,

    Në detin e larg,

    Një barkë.

    Po qielli dhe deti,

    Të dy si tërmeti

    Dhe shpesët i ndjek

    Dhe barkat përpjek

    Dhe pemët rrëzon

    Dhe arat shkreton

    Shtrëngata.