Sead Ujkani u zgjodh kryesues i bordit të Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve”

654
Pas përfundimit të fazës së konkursit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të bordit, komisioni komunal i aksionarëve të ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve”, ka mbajtur mbledhjen konstituive të bordit.
Në takim janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të ndërmarrjes, problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen sikurse edhe gjetjen e rrugës dhe masave që duhen ndërmarr në tejkalimin e gjendjes dhe funksionalizimin e plotë të ndërmarrjes.
Në mbledhjen konstituive të bordit, për kryesues të vet bordi përzgjodhi Sead Ujkanin.
Ndryshe, pas shumë problemeve nëpër të cilat ka kaluar kjo ndërmarrje, besohet se bordi i ri do nxis angazhimin dhe përkushtimin në punë, kontrollin dhe do rikthej në binarë të funksionalitetit ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”.
Sigal