Sazan GOLIKU/ Fundi i fillimit

    374
    Sigal

    -Jo, jo, është e pamundur! Nuk mund të vdes! Ai ka lidhur kontratë me pavdekësinë! – po thërriste jashtë portës së hekurt të oborrit të shtëpisë së Gëtes një student me mjekër të kuqërremtë e me një shapkë të vjetruar në kokë. Po askush nuk po e dëgjonte.

    Në dhomën e madhe të gjumit gjysmë të errët të Gëtes kishte rënë hija e vdekjes. Dukej si e kredhur në një muzg të ftohtë. Priftërinj, shambellanë e shërbëtorë vërdalliseshin pa zhurmë, hynin e dilnin me pëshpërima…

    Familjarët e të afërmit pinin çaj aromatik në dhomën e pritjes. Secili prej tyre priste, mendonte e llogariste më vete. Asnjëri nuk fliste, vetëm herë-herë gjerbnin në gotat prej porcelani të ardhura nga Persia.

    Një ditë më parë ai thirri Evën, shërbëtoren e tij besnike, dhe i tha: – Erdhi koha të vdes.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf