Sigal

Dhjetra banorë në të zonës së Kakomes në Sarandë janë përplasur me punonjësit e një kompanie private.

Kjo pasi kompania private po ndërton një rezort në atë zonë dhe nuk i lejon banorët që të hyjnë në plazhin publik.Banorët thonë se duan të shkojnë te pronat e tyre dhe se plazhi është publik.

“Jemi banorë autoktonë dhe nuk ka pse tokën tonë ta marrin kompanitë private”.

Gjithashtu debate ka pasur debate mes tyre dhe punonjësve të sigurisë së kompanisë private. Këto të fundit kanë kërcënuar se do të nxirrnin armët. Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia.