Sapin: Të harmonizojmë shërbimet evropiane kundër trafikut financiar

456
Ministri francez i Financave, Michel Sapin, i kërkoi sot nëpërmjet një letre partnerëve të tij evropianë që të harmonizojnë shërbimet sekrete financiare të Bashkimit Evropian (BE), për ta bërë luftën kundër financimit të terrorizmit më efikase.
“Kjo letër e dërguar në Bruksel dhe gjithë partënerëve tanë, jep detajet për tërësinë e masave të propozuara nga Franca për të rritur nivelin e mekanizmit evrpoian të luftës kundër financimit të terrorizmit”, shpjegoi Sapin me rastin e 25 vjetorit të TRAFCIN, një mekanizëm i ministrisë franceze të Finacave për zbulimin e finacimeve klandestine.
Këtij shërbimi të zbulimit financiar i është rritur pushteti pas atentateve të janarit dhe nëntorit. Por sipas Parisit, “duhen bërë përpjekje të tjera për të përmirësuar, në nivel evropian, përgjimin e rrugëve financiare klnadestine”.
Sigal