Sanremo 2018, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro pezullohen “në pritje për informacion të mëtejshëm”

698
Këngëtari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara në festivalin e Sanremos.
Gjatë ditës së sotme është diskutuar skualifikimi i këngëtarit shqiptar Ermal Meta dhe këngëtarit italian Fabrizio Moro nga festivali i SanRemos. 
Shkak për këtë është bërë ngjashmëria e këngës së tyre me refrenin e këngës në tekst e melodi nga kënga “Silenzio” e Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali. 
Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente”, ishte një nga pretendentet kryesore të këtij festivali për shkak edhe të tematikës kundër terrorizmit.
Të dyja këngët të cilat kanë ngjashmëri janë realizuar nga i njëjti autor, kjo shpjegon edhe ngjashmërinë mes tyre
Sigal