Sali Berisha humbet njeriun e shtrenjtë të jetës

502
Dita e sotme është mbyllur në mënyrë tragjike për ish kryemimnistrin e vendit Sali Berisha pasi pak orë më parë ai ka mërrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të motrës së tij Hajrie Ram Osmani.
Hajria ishte motra e vetme e Sali Berishës i cili më herët kishte humbur dhe vëllain e tij të madh, Selimin. Ajo banonte në kodër Kamëz pranë famlijes së saj, sakaq nuk bëhen ende të ditura shkaqet që kanë sjellë vdekjen e Hajrie Osmanit.
Mes motrës dhe Sali Berishës është përfolur për një lidhje të ngushtë për shkak se kishte qenë ajo që ishte kujdesur gjatë rritjes së të vëllait të saj. Në të paktat prononcime për mediat ajo kishte shprehur gjithmonë një ndjeshmëri dhe lidhje të fortë me vëllain duke treguar kështu lidhjen speciale që ekzistonte mes saj dhe Saliut.

Sali Berisha humbet njeriun e shtrenjtë të jetës
Sigal