Saimir Tahiri flet për të vërtetën: Bandat e kriminelëve, amatore krahasuar me atë që ka gatuar këtë histori

578
Një ditë para se Kuvendi të mblidhet në një seancë të posaçme për të vendosur mbi fatin e deputetit Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm ka vendosur të flasë edhe njëherë publikisht.
Tahiri tha se është gati të përballojë çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi të pa të drejtë.
“Nga njëra anë është gjyqi juridik dhe kërkesa e prokurorisë që kërkon arrestimin tim, dhe nga ana tjetër gjyqi politik e publik nga njerëz që hedhin baltë mbi mua. Nëse politikës i ka ardhur rasti që llumin e 25 viteve ta hedhë mbi mua, nga ata që s’kanë kursyer as vrasjet për të kursyer vjedhjet, u them rrini pa merak se do e përballoj edhe këtë,” tha Tahiri.
Në një konferencë për shtyp në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, deputeti Tahiri ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij.
Teksa ka ndjerrë një dokument të Prokurorisë së Katanias, ai thotë se nuk ka hetim në Itali për të, për këtë çështje. Teksa thotë se këto akuza janë trillim, Tahiri thekson se do t’i shkojë deri në fund së vërtetës.
“Prokuroria e Katanias që ka hetuar 4 vite këtë grup kriminal, ku sipas Prokurorisë shqiptare bëj pjesë unë, nuk ka gjetur një lidhje të vetme qoftë edhe të largët për të nisur procedim ndaj meje. Duke qenë se siç thotë Prokuroria e Katanias nuk është hetuar ndaj meje, si ka mundësi që prokuroria shqiptare me letra të bëra publike në media ka kërkuar dhe kërkon arrestimin tim.
Si ka mundësi që prokuroria nuk dinte fare që unë personalisht kisha kërkuar hetim që në 2015 edhe për makinën time, edhe për Habilajt, dhe gjithçka tjetër u tha në publik.
Në këtë fletë të Katanias ku hyn lufta kundër drogës, që kam dëgjuar të përbetohet ajo lloj klase politike, ku Luli dhe Monika janë kukullat kryesore të drejtuesve të tyre.
Ku hyj unë në gjithë këtë, dhe si nuk mori kush mundimin të bëjë një verifikim minimal; si ky që bëra unë, po shthurin fantazinë në mënyrë që edhe filmat do ja kishin mangët. Unë kam luftuar nga dita e parë e do luftoj deri në të fundit që krimi të goditet.
Banda më e rrezikshme është amatore krahasuar me bandën që ka gatuar këtë histori. Uën nuk do bëj asnjë ditë politike krahasuar me këtë çështje”, tha Tahiri.
Në seancën e nesërme Kuvendi do të diskutojë dy raportet e paraqitura nga mazhoranca dhe opozita, të cilat shprehin qëndrime të ndryshme për këtë çështje, pas diskutimeve në Këshillin e Mandateve.
Sigal