Sa ndikuan emigrantët në këto zgjedhje?

    418
    Sigal

    Aktualisht ka rreth 1 milion e 324 mijë emigrantë në rreth 37 vende të botës

    (Gjatë 10 ditëve nga Greqia kanë ardhur rreth 62 mijë emigrantë, nga Italia 25 mijë)

    Tashmë po numërohen dhe kutitë e fundit të votimeve. Duket se rezultati i ditëve të para nuk do të ketë asnjë ndryshim. Koalicioni i majtë fitoi bindshëm për shumë arsye, por më kryesorja ishte ajo se Berisha katër vitet e fundit e shpërdoroi në maksimum pushtetin, u largua nga hallet e popullit dhe u mbulua me delir madhështie nga servilët që e mbulonin natë e ditë me lavde. Por një “armë” e fuqishme e së majtës në këto zgjedhje kaq vendimtare ishin emigrantët, faktori emigrant që u neglizhua nga PD dhe aleatët e saj. Dukë pasur parasysh se këto dy vende fqinje kanë masën më të madhe të popullsisë votuese, duke pasur parasysh se ardhja për votime në atdhe është e tyre ishte nga këto dy vende ishte më e lehtë, më e shpejtë, me shpenzime më të vogla, duke pasur parasysh se dhe një votë në këto votime kushton shumë, partitë politike i kushtuan rëndësi të madhe këtij komuniteti kaq patriot dhe kaq dërgues të hollash në atdhe.

    Ç’përbën në fakt faktori emigrant?

    Aktualisht rreth 1 milion e 324 mijë emigrantë në rreth 37 vende të botës, përbëjnë një të tretën e moshës votuese të shqiptarëve. Pa pjesëmarrjen e tyre votimet nuk janë reale, por duke ndjekur të gjitha votimet postkomuniste u vu re se në këto zgjedhje, pjesëmarrja e emigrantëve nga Greqia dhe Italia ishte shumë e lartë. Në këto zgjedhje mendohet të kenë ardhur për votime rreth 90 mijë emigrantë, ku pjesa dërrmuese ishin rreth 62 mijë ishin nga Greqia, 25 mijë nga Italia dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera evropiane. Në disa takime që kam marrë ditët e fundit me kryetarë shoqatash apo me emigrantë të ndryshëm kur zbritën ën Tiranë, ata janë shprehur se udhëtimi i tyre është mundësuar kryesisht nga forcat politike, të cilat vunë linja autobusi dhe tragetesh në funksion të tyre, por që patën peripeci në Kakavijë dhe Kapshticë. Ky bllokim erdhi si rezultat i neglizhencës së shtetit shqiptar dhe mungesës së  bashkëpunimit mes palës greke dhe asaj shqiptare për shtimin e sporteleve të dyanshme. Pavarësisht se udhëtimi ka qenë i organizuar nga partitë politike, të cilat kanë paguar edhe biletën e autobusit, organizimi i këtij udhëtimi nuk ka qenë I suksesshëm, ndaj shumica e tyre  shprehen se është hera e fundit që vijmë për votime”. Por në fund të fundit duhet thënë se vota e tyre në këto zgjedhje ka qenë vendimtare.

     Ardhja

    Sipas z Ilirjan Dhima, Kryetar i Shoqatës “Shqipëria” në Athinë, gjatë 9 ditëve në Greqi kanë ardhur nga Athina rreth 260, nga Selaniku rreth 150 autobusë, nga Janina 60 autobusë, nga Patra 60 autobusë, nga Veria 25, nga Kallamata 25, nga Rrethimno 20, etj… Pra mendohet që për më shumë se 10 ditë nga Greqia kanë ardhur afërsisht 60 mijë emigrantë. Përpos sa më lart për mëse 10 ditë, nga Greqia erdhën me makina private me mijëra emigrantë, ku shumica ishin familjarisht për të votuar. Një pjesë jo e vogël erdhën nga Korfuzi por edhe me avion. E njëjta gjë ndodhi dhe me emigrantët në Itali,  ardhja e ët cilëve u bë me tragete, ku shumica e tyre ishin nga Durrësi, Tirana, Fieri, Lushnja, Shkodra, Lezha, Laçi.  Por edhe Rinasi kishte pjesën e tij të emigrantëve votues.