Rusia urdhëron bllokimin e rrjetit social LinkedIn

521
Sigal

Agjencia e telekomunikacionit e Rusisë, Roskomnadzor, ka
urdhëruar zyrtarisht ofruesit e internetit që të bllokojnë rrjetin social
LinkedIn.

Agjencia
tha se po zbaton vendimin e gjykatës, i cili ka konstatuar se web-faqja nuk ka
vepruar në përputhje me ligjin që kërkon që të dhënat personale të shtetasve
rusë, të ruhen në serverë në Rusi.

Më 10
nëntor, një gjykatë e Moskës ka refuzuar apelin e LindekIn kundër këtij
vendimi.

Një
zëdhënës i Roskomnadzor tha për agjencinë Interfax se LinkedIn, rrjet i
fokusuar kryesisht në biznese, ka kërkuar takim me zyrtarët për të diskutuar
çështjen.

Ligji,
që thuhet se e ka shkelur LinkedIn, është përfshirë brenda legjislacionit të
mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin
korrik.