Rusia nuk ndalet: 141 sulme të kryera në fundjavë

421
Forcat ajrore ruse kanë vijuar bombardimet edhe gjatë fundjavës duke goditur 471 objektiva në 141 sulme të kryera.
Zëdhenësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov bëri të ditur për mediat këto të dhëna duke thënë se Rusia do të vijojë të sulmojë me intensitet të lartë.
“Kemi goditur disa objektiva në Aleppo, Raqqa, Hama, Homs etj. Do të vijojmë bombardimet me të njëjtin intensitet. Për ne lufta ndaj xhihadistëve nuk mund të njohë pushim”, ka thënë Konashenko.
Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Sputnik ka publikuar edhe disa video të shkurtra të bombardimeve ruse.

Sigal