Rusi 2018, surpriza ndodh në Francë

533
Qindra milionë euro në fushë, nuk arritën t’i shënojnë qoftë edhe një gol ndaj një ekipi me futbollistë gjysmë-profesionistë.
Luksemburgu bëri surprizën e madhe në Francë, duke marrë nja barazim pa gola, ndaj kundërshtarëve si Griezmann, Pogba, Mbappe, Lemar, etj. 
Gjithsesi, ky barazim i mban sërish francezët në krye të grupit A dhe nuk pritet të sjellë surpriza për kualifikimin në botëror. 
Portugalia fitoi minimalisht 0-1, në transfertën ndaj Hungarisë, ku vendasit luajtën për rreth 60 minuta me 10 futbollistë. 
Goli u shënua nga sulmuesi i Milanit, Andre Silva, pas një pasimi nga Cristiano Ronaldo, ndërsa Priskin u ndëshkua me karton të kuq për hungarezët, në minutën e 30, pas një goditjeje me brryl, ndaj Pepes.
Belgjika vazhdon marshimin në grupin H, duke fituar 1-2 në transfertën ndaj Greqisë, në një takim ku gjithçka u zhvillua në pesë minuta. 
Në fillim belgët kaluan në avantazh me anë të Vertongen, në të 70-ën, ndërsa tre minuta më pas grekët barazuan me Zeca dhe në të 75-ën, ishte Lukaku që shënoi golin e fitores. 
Në ndeshjet e tjera nuk pati surpriza, pasi Bosnjë & Hercegovina fitoi 0-4 ndaj Gjibraltarit dhe Zvicra triumfoi 0-3 ndaj Letonisë.
Sigal