Rruga e tmerrshme që vret përditë beratas e skraparllinj

    434
    Sigal

    Mospranimi për të treten herë kandidat ne BE, kërkon dorëheqje qeveritare dhe jo justifikime!

    Kur rivjen në vendin tënd pas një viti, për të kaluar pushimet e fundvitit, është e pamundur të mos kërkosh të shohësh ndryshimet. Dhe, nëse vjen me linjën ajrore Genova-Tiranë, natën vonë, kupton në pragulje të avionit se nëse një pjesë e zonave të Tiranës ka drita, pjesë të tjera nxijnë nga errësira dhe vetëm aty-këtu duken drita makinash që lëvizin dhe të tregojnë profile shtëpish a blloqe të tëra pallatesh,  pa drita. Kështu e shohim kryeqytetin nga larg. Përfliten disa emra, që për ne të “ikurit” se si tingëllojnë: “Çez, për çelës apo, më skajshmërisht Cezar! Perandori i dritës këtu u quajka, pothuaj si në kohën e Romës,  Cezar! Një ish i persekutuar nga Drashovica e Vlorës, me status të persekutimit dhe banim prej vitesh në Xhenova më tregon se ende nuk mund të behet fjalë për kthim. Një vonesë e pajustifikueshme  njëzetë minushe për tërheqjen e bagazheve kur një pjese i kishte marrë, ishte fundi i odisesë në aeroport, i cili duhet pohuar nuk kishte vonesë në vulosjen e pasaportave dhe daljet prej aeroportit. Udhëtimi drejt jugut, nga Rinasi, nuk ishte bezdisës, pasi trafiku ishte pothuaj i ndërprerë nga kohëvonesa e planifikimit të orarit mbërritës të avionit.

    “Tortura e makinës dhe jona”, tha drejtuesi i makinës që na priti në Rinas, “fillon në Lushnje. Por ne nuk do marrim rrugën nacionale Lushnje-Berat, do vazhdojmë drejt Fierit dhe diku do kthehemi fshatrave të Lushnjes, per të dalë në afërsi të Urës së Kuçit”.
    “Domethënë do bëjmë dyfish rrugë?…”
    “Prit, prit, kur të futemi në rrugën për Berat!”
    “E kanë asfaltuar?”
    “Po ore…e kanë bërë edhe me tetë korsi, por zigzage…”
    “Si me zigzage?…”
    “Prit, prit…merre pak makinën meqë ke dhe patentë….”
    Kishim dale në rrugën nacionale dhe makina filloi të tallavitet sa në një anë në tjetrën të rrugës dhe drejtuesi zgjatej pranë xhamave të shikonte gropat e mbushura me ujë.
    “Duket, thash unë, kujdes me ato tre gropat e mëdha. Mos i shkelësh. Është aty brenda fytyra e Berishës kjo më e madhja, kjo e Olldashit, kjo e Metes…”, fillova të flas unë nga sedilja e pasme, e cila disa herë ma trokiti kokën fortë mbi bazë edhe të thellësisë së gropave.
    Mbërritëm shume vonë, të rraskapitur, në Berat. Natyrisht kishim mbetur gjallë! Dy ditë më pas, Meta po në Berat, sulmoi qeverinë për këtë rrugë që meriton të ndëshkojë rëndë, të parin Metën!
    Pothuaj e dija që Shqipëria nuk do ta merrte statusin e vendit kandidat në BE. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë se shtypit, Europa-1 në Itali, ku unë drejtoj sektorin e jashtëm, Ennio Crevacuore, më tregonte me të qeshur të hidhur një tabelë klasifikuese shtetesh të korruptuar, ku shihej qartë se për korrupsion vendi ynë kish rrëshqitur drastikisht përtej numrit të vendeve 110. “Jeni kategori e fundit”, tha ai dhe vazhdoi: “Është një tregues katastrofik që do t’ju frenojë domosdoshmërish!”
    “Eh, ka dhe të tjera”, mërmërita unë, po me hidhësi. Megjithatë kujtova se: “në ardhjen në pushtet kjo mazhorancë, fiktive tashmë për shumë të huaj, e kishte treguesin e rëndësishëm poshtë shifrës 70″.
    Ne shkëmbyem mendime edhe për dukurinë e papritur të shpalosjes së nacionalizmit nga shteti shqiptar.
    Për kryedrejtorin tonë, vezhgues i hollë i Ballkanit, shpalosja prej kryeshtetarit shqiptar përbënte marrëzi, gafë dhe apolitizëm, pasi sipas tij dhe së vërtetës, Berisha këtë dalje, si prej ujit, nuk e ka pasur as në program”.
    “Bile ka dhuruar troje, detin në jug”, përsërita unë, mendueshëm. “Natyrisht kjo më e rënde dhe, çudi si e mbajtën në drejtim të shtetit?!”
    Unë, nuk flas. Nuk ka arsye sepse ka edhe kushte të tjera të paplotësuara, fillo me drejtësinë që mbetet peng i politikës dhe korrupsionit, ka papunësi të lartë mosprodhim ku dhe varfërinë vendi ynë e ka tregues fundor, në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Bosnjën.
    Këtu, në Shqipëri ku kam ardhur nëpërmjet rrugës me gropa mësova edhe lajmin e keq, shume të keq, por plotësisht të merituar të mospranimit për herë të tretë kandidat për në BE.
    Natyrisht, si vëzhgues lajmesh por dhe si shqiptar, ndoqa reagimet, komentet, shtypin, TV, aq sa më lejonin mundësitë. Të gjithë konfirmimin të keqen, pak, shumë pak, mendoj se zbritën tek shkaktarët që në më të devotshmen “procedure” demokratike, duhet të kishin bërë dorëheqjen e parevokueshme. Asnjë alibi nuk mund ta justifikonte Berishën, Metën,drejt kësaj detyrueshmërie demokratike. Pas Montit, me pragdorheqje të deklaruar, dorëheqje beri qeveria e Maltës këto ditë, kurse Japonia shkoi në zgjedhje për një qeveri tjetër. Shqipëria, jo! Alibia se opozita dhe veçanërisht Rama është shkaktari, muri qe duhet rrezuar janë sa qesharake, aq dhe poshtëruese për shqiptarët normalë nga trutë, që këtë politikë delirante me “kasnecë” që dalin ekraneve apo komentatorë që në TV për të tjerët nxjerrin kamxhikun e fjalëve dhe për vete, në TV e pacilësueshëm.
    Opozita, me mosmiratimin e tre pikave, mendoj se ka bere detyrën me ndershmërinë më të madhe, për shqiptarët, pasi ajo nuk mund të pranojë të çohet vendi në BE me pasaportë të parregullt, nëse do quanim pasaportë, gjithçka që duhej të bënte mazhoranca. Drejtuesit e mazhorancës kërkuan, me sa kemi ndjekur, që opozita të bëjë fiktivitetin, të vetposhtërohet duke i lejuar këta fallsifikatorë dhe plotësisht të korruptuar të dalin me pasaportën e vogël atë mediokrën e dikurshme, të Alisë, nëse ju kujtohet, kurse Europa kërkon pasaportën e vërtete, atë modernen, që pikërisht për korrupsion, krime, vrasje a trafik qeniesh njerëzore ju keëkohet me të drejtë në pikat hyrëse të BE, qytetareve shqiptare. Qeveria, nuk e ka ende atë pasaportë, që e kanë qytetaret për kontroll ligjor! Ja pra, perse opozita ka bërë detyrën dhe qeveria edhe për këtë mosmarrje konsensusi, duhej të largohej! Kjo nuk ndodhi dhe me ç’shoh këmishëzinj, si fashistët në ekrane, si një “kasnec” i qeverise a PD, këto ditë, as ka gjasë të kuptohet. Bile edhe nga Meta që “martesën” afatgjatë e ka bërë për integrimin, vetëm për integrimin dhe tre herë me dështim! Sidoqoftë, shqiptarët kanë arsye të kuptojnë mirë se kush i poshtëron dhe u ngre mure. Ata me siguri do rrëzojnë murishtet e vjetra, plot myk dhe papastërti demokratike. Malta e vogël, me dorëheqje të qeverise, një shembull mesdhetar!…