Rrufe dhe shtrëngata / Ja si do të jetë moti për 5 ditët e ardhshme

541
Sigal

Për javën në vijim mbi vendin tonë pritet ndikimi i kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe mot i ‘agravuar’.

Duke nisur nga dita e Hënë nga orët e para të mëngjesit (00:00) e deri në orët e mesditës (11-12:00) priten reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit.

Specifikisht në zonën e veriperëndimit, jugperëndimit dhe ultësirën perëndimore reshjet pritet të jenë në formën e rrebesheve, breshërit dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më pas reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët. Deri në orët e mesditës do të ketë edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i Jugut dhe shpejtësi deri në 25-30m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Ditët që pasojnë do të jenë kryesisht me mot të vranët dhe reshje shiu të dobta dhe të herëpashershme ndërsa ditën e Mërkurë në zonën e Veriperëndimit reshjet përsëri të vazhdueshme me intensitet të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit të herëpashershme me intensitet deri mesatar.

Ditën e Enjte që në orët e para të ditës priten reshje shiu të vazhdueshme me ntensitet mesatar në të gjithë territorin. Përgjatë ultësirës perëndimore, veriperëndim dhe jugperëndim deri në orët e mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve më pas ato humbasin intensitetin. Po e njejta situatë pritet edhe për ditën e Premte.

Kjo është një pasqyrë paraprake e javës që presim bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Image