Rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ Kush është deputeti klient i Ambra I.

588
Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detaje të reja në lidhje me rrjetin e rekrutimit të prostitucionit përmes shoferëve të taksive që u godit nga policia pak ditë më parë. Sipas tij, njëra nga vajzat e rekrutuara Ambra I. rezulton të ketë pasur klient edhe një deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
“Duhet përgëzuar policia e Tiranës për këtë operacion, për të cilin realisht e kemi thënë se hetimet proaktive të kësaj natyre ndihmojnë për të provuar veprën penale. Ky hetim 5 mujor ka provuar gjithë skenën dhe rrjetin se si funksionin prostitucioni apo prostituimi me dëshirë në disa raste. Në rastin e shtetases Ambra I. në vendimin penal të gjykatës përmendet se në përgjime janë evidentuar se edhe deputetë apo njerëz të pushtetshëm kanë telefonuar dhe kanë kërkuar shërbime nga ana e shtetase Ambra I. 
Ai tregoi se çmimet variojnë nga 100 euro nata deri në 3000 euro për vajzat që rekrutoheshin si prostituta.
Sigal