Rritja e çmimit për festat e fundvitit Panariti: Abuzuesit se kanë të lehtë

    376
    Sigal

    Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj kanë parlajmëruar tregtarët që të mos abuzojnë me çmimet në ditët e festave. Panariti tha se shitësit me pakicë, ku konstatohet abuzim me çmimet, nuk do të lejohen në asnjë rrethanë që të tregojnë me çmime abuzive.

    “Me drejtoreshën e Tatimeve dhamë një mesazh të qartë, që shitësit me pakicë nuk do lejohen në asnjë lloj rrethane të aplikojnë çmime abuzive. Do të marrim masat që në këtë javë të fundvitit të krijojmë tregje të shumicës në qendër të qyteteve, që do të aplikojnë çmime të shumicës dhe do të jenë të aksesueshëm nga të gjithë konsumatorët.”- deklaroi Panariti.

    Ministri u bëri thirrje konsumatorëve që t’i shmangen blerjes tek prodhuesit informalë dhe t’u drejtohen qendrave të mëdha dhe supermarketeve që ofrojnë çmime promocionale. Panariti tha se java e fundit e vitit do ta gjejë në terren, për të inspektuar personalisht tregjet dhe supermarketet.

    “Unë vetë do të promovoj zgjerimin e ofertës me çmime të reduktuara. Spekulantët do ta kenë shumë të vështirë këtë vit. Javën që vjen bashkë me drejtoreshën e Tatimeve nuk do na shikoni në zyrë por në tregje dhe supermarkete”, tha ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.