Rrëzohet një helikopter ushtarak në Rusi, humbin jetën dy pilotët

658
Dy pilotë kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak i tipit Ka-29 është rrëzuar në Detin Baltik gjatë një fluturimi testues në qytetin rus të Kaliningradit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga qendra e shtypit e Flotës Detare Ruse të Baltikut, ende janë të panjohura shkaqet e rrëzimit të helikopterit, i cili ishte ngritur për testim gjatë orëve të natës mbi Detin Balktik.
Në deklaratë po ashtu theksohet se fluturimi është kryer në kushte normale atmosferike.
Helikopteri Ka-29 i zhvilluar në byronë e projektimit Rus Kamov në fillim të viteve 1980, është i dizajnuar për të kryer ulje dhe ngritje të lehta në luftanije dhe për të transportuar mallra drejt tyre.
Sigal