Një aeroplan ushtarak amerikan pa ekuipazh është rrëzuar në një rajon të largët të Kuvajtit, por nuk është raportuar për viktima eventuale. Ministria e mbrojtjes e Kuvajtit ka njoftuar se incidenti ndodhi afër një baze ajrore, që përdoret nga personeli i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara. Prej invadimit të Kuvajtit nga ana e Irakut, në vitin 1990, Kuvajti është aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara, pasi ushtria amerikane ka ndihmuar në çlirimin e këtij vendi nga ky invadim.
Aktualisht, Kuvajti ka orfuar inteligjencë, financim dhe përdorim të bazave ajrore, për sulmet e disa vendeve të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në bombardimet e caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.