Rrëshqitja e dheut në Kombinat, Tahiri: Shteti është në këmbë për t’i ndihmuar

463
Sigal

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas
inspektimit të zonës ku po ndërhyjnë strukturat e Emergjencave Civile si pasojë
e rrëshqitjes së dheut dhe vënies në rrezik të disa banesave në Kombinat:

Ministri Tahiri: Unë jam këtu për të parë situatën e
vështirë të këtyre banorëve për shkak të rrëshqitjes së dheut. Që nga momenti që
ka ndodhur e gjithë struktura shtetërore është këtu, Emergjencat Civile,
zjarrfikëset, Policia, Ushtria janë këtu për të garantuar që nuk do kemi
probleme me jetën dhe shëndetin e banorëve që janë me shtëpitë që janë afër nga
njëra anë, dhe nga ana tjetër për të marrë masa që fillimisht të bëjmë
rehabilitimin e vendit dhe pastaj të garantojmë që nuk do të ndodhë më në të
ardhmen.

Kjo do të na marrë pak kohë, është pak situatë e vështirë,
kjo për shkak të historikut të zonës lidhur me abuzimin e vazhdueshëm dhe në
situata të tilla kjo krijon dhe pasoja si këto.

Fatmirësisht janë pasoja që nuk janë krijuar probleme
në jetën dhe shëndetin e qytetarëve, apo në pasurinë e tyre.

Ka rrezik por jemi duke e menaxhuar dhe parë nga afër
çdo lloj rreziku që mund të vijë në të ardhmen.

Unë dua të falënderoj banorët për mirëkuptimin, të
falënderoj të gjithë strukturën e Emergjencës Civile, që falënderoj pushtetin
vendor, të falënderoj të gjithë njerëzit që janë marrë me përballimin e kësaj
situate të veçantë këtu në Kombinat.

Dhe t’i garantoj mbi të gjitha banorët që jemi këtu,
nuk janë vetëm, dhe do marrim masa për të dhënë zgjidhje sa më shpejt. Pa
toleruar asnjë neglizhencë që mund të sillte dhe pasoja.

Pyetje:
Cili mund të ishte një parashikim afatgjatë për banorët?

Ministri Tahiri: 
Kjo është një situatë emergjente. Dhe si e tillë nënkupton marrjen e
masave për të shmangur rrezikun e menjëhershëm. Më pas, paralelisht me këtë
vjen faza e rehabilitimit.

Na duhet të rehabilitojmë zonën në mënyrë që rreziku
i menjëhershëm të shmanget nga shtëpitë e banorëve dhe më pas duhet parë
konkretisht çfarë lloj investimi duhet për të mos lejuar përsëritjen në të
ardhmen – dhe këtë mund ta thonë ekspertët.

E rëndësishme është që banorët nuk janë vetëm.

E gjithë stuktura shtetërore është këtu. Të gjithë
punonjësit janë të angazhuar. Shteti është në këmbë për t’i ndihmuar dhe për të
mos lejuar që të përballen vetë me këtë situata.

Kohët e së kaluarës kur gjithësecili përballej vetë
me hallet e veta, e jo vetëm me hallet e veta po dhe me hallet që i sillte natyra
– kjo kohë ka përfunduar.

Sot ne jemi në krah të qytetarëve, për t’i ndihmuar
dhe për të shmangur qe të ndodhin pasoja në shëndetin, jetën apo pasurinë e
tyre.