Rregullat e reja për drejtuesit e automjeteve

    2184
    Certifikatat e Aftësimit Profesional CAP
    Por çfarë është CAP?
    Certifikata e Aftësimit Profesional CAP, është dokument që vërteton aftësimin profesional të përdoruesve të mjeteve rrugore që drejtohen me leje drejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, me rregullat dhe kërkesat e reja që dalin nga zhvillimi i tregut të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.
    Certifikata e Aftësimit Profesional CAP, është dokument personal, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara, të cilat në të gjitha rastet, duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj. CAP është detyrim i Nenit 115/1 të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe i direktivës BE-2003/59/KE, të Parlamentit Europian dhe i Këshillit të Bashkimit Europian,
    Si mund të pajisesh me CAP?
    CAP lëshohet nga strukturat e DPSHTRR-së, në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit të aplikantit dhe për këtë arsye janë dy llojesh; a. CAP për transportin e mallrave, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE b. CAP për transportin e udhëtarëve, për drejtuesit e mjeteve të destinuara apo autorizuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E, D dhe DE. Pajisja me CAP, mundësohet vetëm pasi aplikanti ka kryer kualifikimin fillestar teorik dhe praktik dhe pasi të jetë shpallur fitues në provimin teorik dhe atë praktik që organizohet nga DPSHTRR-ja. CAP, ka vlefshmëri 5 vjet nga data e lëshimit dhe është e vlefshme vetëm me lejen e drejtimit përkatëse. Rinovimi i CAP bëhet vetëm, pasi mbajtësi i saj të ketë kryer Trajnimin Periodik dhe të jetë shpallur fitues i provimit teorik përkatës. Kualifikimi fillestar dhe Trajnimi Periodik, në plotësim të detyrimeve të direktivës 2003/59/EC të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian, datë 15.7.2003, do të realizohet nëpërmjet programeve mësimore, të miratuara nga ministri që mbulon transportin dhe që realizohen nga subjekte të licencuar Autoshkolle.
    Kush përjashtohet nga detyrimi për pajisjen me CAP?
    Nga detyrimi për pajisjen me CAP, përjashtohen drejtuesit e automjeteve: 
    a. shpejtësia maksimale e autorizuar e të cilave nuk i kalon 45 km/orë; b. të përdorura nga, ose nën kontrollin e Forcave të Armatosura, Mbrojtjes Civile, shërbimeve kundër zjarrit dhe forcave përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik; c. që kalojnë testet rrugore për qëllime të zhvillimit teknik, riparimit ose mirëmbajtjes, ose të mjeteve të reja apo të rindërtuara, të cilat akoma nuk janë futur në shërbim; d. të përdorura në rastet e emergjencës ose të caktuara për misionet e shpëtimit; e. të përdorura në kursin e mësimit të drejtimit të mjetit për çdo person që ka dëshirë të marrë një leje drejtimi ose një CAP; f. të përdorura për transportin jo tregtar të pasagjerëve ose mallrave, për përdorim personal; g. që mbartin materiale ose pajisje për t’u përdorur nga drejtuesi i mjetit gjatë punës së tij apo saj, duke siguruar që drejtimi i mjetit nuk është aktiviteti kryesor i drejtuesit të mjetit. Drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë leje drejtimi të kategorive C dhe CE, D dhe DE ose leje drejtimi të njohura si të barasvlershme, para datës 21.10.2015, do të pajisen me CAP, pa iu nënshtruar kualifikimit dhe pa testim, mbi bazën e modaliteteve të përcaktuara nga DPSHTRR-ja. Pas përfundimit të vlefshmërisë, këto kategori do t’i nënshtrohen trajnimit periodik dhe testimeve përkatëse. Të gjithë drejtuesit e tjerë të mjeteve, që do të pajisen me leje drejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, pas datës 21.10.2015, për të drejtuar një mjet për transport mallrash apo udhëtarësh, janë të detyruar të pajisen me CAP. Personi i pajisur me lejedrejtimi, që drejton automjete, i papajisur me Certifikatën e Aftësimit Profesional, kur kjo është e detyrueshme, ose me deklaratën përkatëse zëvendësuese të lëshuar nga zyra kompetente e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kur nuk ka qenë e mundur t’i jepet certifikata e aftësisë brenda 10 ditëve nga data e dhënies së provave, sipas pikës 12 të nenit 115/1 të Kodit Rrugor, dënohet me masë administrative me gjobë nga 5.000 deri në 20.000 mijë lekë. Shkelja e mësipërme sjell si pasojë masën administrative plotësuese të ndalimit administrativ të mjetit dhe masën administrative plotësuese të tërheqjes së lejedrejtimit deri në 30 ditë. a. CAP për transportin e mallrave, për drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE b. CAP për transportin e udhëtarëve, për drejtuesit e mjeteve të destinuara apo autorizuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E, D dhe DE.
    Drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë leje drejtimi të kategorive C dhe CE, D dhe DE ose leje drejtimi të njohura si të barazvlefshme, para datës 21.10.2015, do të pajisen me CAP, pa iu nënshtruar kualifikimit dhe pa testim, mbi bazën e modaliteteve të përcaktuara nga DPSHTRR-ja. Pas përfundimit të vlefshmërisë, këto kategori do t’i nënshtrohen trajnimit periodik dhe testimeve përkatëse. Të gjithë drejtuesit e tjerë të mjeteve, që do të pajisen me leje drejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, pas datës 21.10.2015, për të drejtuar një mjet për transport mallrash apo udhëtarësh, janë të detyruar të pajisen me CAP.
    Pas përfundimit të vlefshmërisë, këto kategori do t’i nënshtrohen trajnimit periodik dhe testimeve përkatëse. Të gjithë drejtuesit e tjerë të mjeteve, që do të pajisen me leje drejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, pas datës 21.10.2015, për të drejtuar një mjet për transport mallrash apo udhëtarësh, janë të detyruar të pajisen me CAP. Personi i pajisur me lejedrejtimi, që drejton automjete, i pa pajisur me Certifikatën e Aftësimit Profesional, kur kjo është e detyrueshme dënohet me masë administrative.

    Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 19.12.2015
    Sigal