Rrëfimi i terroristit Salah Abdeslam: Gjithçka për sulmet e vendoste …

671
Rëndësia e marrëdhënieve mes vëllezërve në celulat terroriste është konfirmuar edhe nga rrëfimi i Salah Abdeslam. Sipas “Le Monde”, 26 vjeçari tregoi se vëllai i tij, 31-vjeçari Brahim që hodhi veten në erë në Paris, vendoste gjithçka në lidhje me sulmet. Terroristi tha se vëllai i tij i siguronte paratë e nevojshme për gjithçka që duhej në lidhje me sulmet. Në lidhje me mbrëmjen e 13 nëntorit në Paris, ku Salah Abdeslam refuzoi të shpërthente rripin me eksploziv në stadiumin “Stade de France”, ai tha: “Hoqa dorë kur parkova makinën afër stadiumit. Ndeza sërish makinën pa e ditur se ku do të shkoja”.
Ndër të tjera, Salah Abdeslam u tha hetuesve se nuk i njihte vëllezërit Bakraoui, që shpërthyen në Bruksel.
Sigal