Robotët ndihmues, mënyra e re për rehabilitim

398
E prezantuar dy dekada më parë për pacientët me shqetësime neurologjike, robotët rehabilitues janë tani një metodë shërimi relativisht e përhapur në masë për pacientët.
Në spitalin kombëtar për Neurologjinë dhe Neurokirurgjinë në Londër, robotët po përdoren për të ndihmuar viktimat e krizave të ndryshme për të rifituar përdorimin e krahëve të tyre.Exoskeletet janë të lidhur ndaj lojërave kompjuterike veçanërisht të dizenjuara për të ushtruar sete specifike të muskujve të pjesës së sipërme të trupit. Të paktën 500 përsëritje të lëvizjeve janë të nevojshme për të bërë të paktën ndonjë ndryshim që të zgjasë në kohë.
Ato i shtojnë varietet rehabilitimit që ata janë duke marrë, cka shton interesin dhe pacientët nevojitet të fokusohen në atë që ata po bëjnë dhe nevojitet të përqëndrohen përsëri në mënyrë që të ndryshojnë ndikimin në plasticitet’, thotë Fran Brander, një fizioterapist klinik në NHNN në Londër. 

Por nuk është e mjaftueshme e gjitha kjo për të përfunduar trajtimi. Ne nuk mund të blejmë gjashtë rrobote dhe të mos kemi terapistë, ose askënd për të ndërvepruar me objektet, sepse rroboti nuk do të zgjasë dot muskujt e ngurtësuar, ai nuk do të dijë cilët janë muskujt e dobët që kanë nevojë për fuqizim.’
Përpara se të fillojë me ushtrimin, aftësia e pacientit për të lëvizur krahun e tij ose të saj ushqehet në kompjuter. Nëse ata janë të paaftë për të lëvizur krahun e tyre, roboti e lëviz atë për ta. Nëse ata fillojnë të lëvizin, roboti ofron një nivel të ndreqshëm asistence për të ndihmuar, duke i dhënë kështu një ndihmesë trurit dhe krahut që të mësojnë se si të punojnë bashkë përsëri.

Ju harroni se cmund të bëjë krahu kur nuk është përdorur për një kohë të gjatë. Kështu që ata ju mësojnë ju aftësi të reja dhe ju vendosin në këtë pajisje klinike për t’ju inkurajuar që të jeni të aftë të përdorni krahun e djathtë përsëri,’ shpjegon një pacient.
Teksa prezantimi i të tilla pajisjeve nuk nënkupton që fizioterapia tradicionale nuk nevojitet më, mund të lëre ushtrimet më të shumta përsëritëse ndaj makinave, duke liruar më shumë kohë, për ushtrime të tjera më komplekse për njerëzit.
Sigal