Robert PËRMETI/ Reformë apo korrupsion me pensionet!?

    354
    Sigal

    Kemi filluar ta shohim shpesh e më shpesh ministrin Velia që flet për reformat e pensioneve, për korrupsionin në tërësi e për korrupsionin në veçanti, por ne populli i thjesht nuk i shohim këto flluska televizive sepse astari i xhepave tanë mbetet po ai, gjithmonë me ato kacidhe. Zoti Velia i bën këto spektakle televizive sepse Europa duhet të dëgjojë se ne po i zgjidhim problemet. Por kur zoti Velia merr përsipër të flasë për reformat europiane duhet të mësojë të bëjë mirë dallimin esencial se cila është specifika europiane në raport me ne shqiptarët. Dallimi esencial është se edhe ato qeveri kanë shumë probleme, por ata mundohen gjatë mandatit të tyre që të zgjidhin probleme. Edhe ne kemi ligje si ata, por ata luftojnë që ti zbatojnë ato, kurse ne bëjmë të kundërtën. E them këtë sepse duhet të rrënjoset në radhë të parë te qeveritarët e politikanët tanë se hyrja në BE nuk është zgjidhje për ne. Zgjidhja për shqiptarët është zgjidhja e problemeve të tyre brenda Shqipërisë. Sepse qeveritarët tanë të gjitha këto i dinë dhe pikërisht kundër tyre punojnë. Në radhë të parë politikanët e qeveritarët shqiptar e pas tyre vet ne populli duhet të marrim shembull nga europianët të cilët krenohen se zbatojnë ligjin dhe jo si ne që gjithmonë mendojmë se si ta shkelim atë. Dhe në këtë katrahurë krizash qoftë politike, ekonomike  apo ligjore, shfaqet si pa u kuptuar, “problemi i statusit të ushtarakëve”, që po bën afro një çerek shekulli nga dita kur nisi rrugën plot labirinte e që akoma nuk ka gjetur zgjidhjen e problemeve për shkak të korrupsioni që e shoqëron atë. Kënga monotone e reformës së pensioneve, kënduar me zell nga zoti Velia, krijojnë një atmosferë spektakolare korruptive, duke e detyruar gjyqësorin të dëgjojë me vëmendje se si i këndohet korrupsionit nga krahina e qeverive. E në vazhdim zoti Kepi mban ison me shumë pasion për përfitimet nga pensionet, por asnjëherë nuk flet për abuzimet me skemat e tija të preferuara. Aq seriozisht e mban ison zoti Kepi, sa të krijohet ideja se në sigurimet shoqërore, përditë shpiken skema njëra më e re se tjetra, thuajse atje bubrojnë njerëzit e kibernetikës. Ndoshta ai këtë e bën si detyrë zëdhënësi i korrupsionit ose kërkon të zëri ndonjë vend në formacion, por normale do të ishte sikur ai ta mbaronte refrenin e tij qoftë edhe ne vargjet e para. E kur flitet për krizën e statusit të ushtarakut, përfitimet që sigurohen nga statusi i “Nëpunësit Civil” zbatohet normalisht dhe pa u ndjerë, sepse është status për vetveten. Një ish-specialist civil i punësuar deri dje ne Ministrinë e Mbrojtjes, sot merr pension më të madh nga ish drejtori i tij që mund te kishte gradë të lartë apo madhore, si edhe shtesa te tjera të vjetërsisë së shërbimit. Nuk ndodh ky dallim midis ish specialistit civil dhe ish- drejtorit civil që përfitojnë nga statusi i nëpunësit civil. Pra, kjo lojë i ngjan fabulës: ”ujku, ujku e ndërkohë çakalli bën kërdinë”. Por problemi mbetet jo vetëm për zbatimin e ligjeve të statusit të ushtarakëve të FA, Policisë dhe Shërbimit Informativ e që nuk janë pak por një dyzinë kaotike që të lënë pa fjalë, por zbatimi me dy standarde i këtyre ligjeve që janë në fuqi. E këtu fillon loja qeveri- gjyqësor, në kurriz të të drejtës së ish ushtarakëve. E në këtë lojë hidh e prit të dy palët prezantojnë korrupsionin konkret në nivele qeverisëse ku njëra palë luan me korrupsionin e ashtuquajtur pasiv e tjetra sipas radhës, me  korrupsionin e vërtete, d.m.th aktiv. Është paradoksale që sot janë zhvilluar mbi dy mijë gjyqe nga ish ushtarakët, me subjekt përfitimin e të drejtës që atyre u a njeh ligji. Seanca gjyqësore pa mbarim që marrin angazhim të trupave gjyqësore, ore seancash e vite pa mbarim procesesh. Janë më shumë se dymijë procese, por edhe me këtë shifër të rrumbullakosur, mund të kuptohet se bëhet fjalë për angazhimin e mbi dhjetë mijë anëtarë të gjyqësorit, mbi dhjetëmijë seanca gjyqësore e barabartë me mijëra orë seancash gjyqësore, mbi pese shekuj gjyqe etje etj. Dhe nga gjithë kjo maskarade e partneritetit qeveri gjyqësor për promovimin e korrupsionit, shpesh merren vendime me dy standarde, thuajse bëhet fjalë për ligje të ndryshme e për shtete të ndryshme. P.sh, vendimi Nr 1074  Dt 02.05.2013 marre nga gjykatat e Tiranës, shprehen në favor të ankuesit, ndërsa vendimi Nr 3250  Dt 24.07.2014 i marrë po nga gjykatat e Tiranës shprehen në disfavor të ankuesit. I njëjti problem i ngritur relativisht në të njëjtën kohë nga dy ankimues të ndryshëm, kundër të njëjtit subjekt, të mbështetur në të njëjtën bazë ligjore, të përfaqësuar me të njëjtin avokat, njëri e fiton te drejtën e tjetri jo. E pse ndodh e gjithë kjo. Drejtoria e sigurimeve shoqërore, ka ne dispozicion, nje paketë ligjore që quhet “Status i Ushtarakut”, por që ajo nuk e zbaton, thjesht sepse nuk ka interes ta zbatojë. Qeveria njeh te drejtën e ish ushtarakëve sipas ligjeve të statusit të ushtarakut, dhe ajo nuk e zbaton atë çka vet e ka miratuar dhe më e keqja është se nuk kërkon zbatimin e vendimeve të përcaktuara në këtë status, që në fakt është një paketë ligjore ku kanë fut hundët lloj- lloj qeverish me ligje e akte nënligjore që aprovojnë pikërisht ato që sigurimet shoqërore kundërshtojnë. Pra i njëjti ligj njëra palë e pranon si aprovim e tjetra si kundërshtim. E habitshmja është se kundërshtinë dhe ligjin e bën një institucion vasal e jo epror që quhet Sigurimi Shoqëror por që ka kurajën të dali mbi Kushtetutën, Parlamentin, mbi qeverinë etj. Vetë qeveria nuk shqetësohet për zbatimin e ligjeve të saja në fuqi, por mbetet e kënaqur me deklaratat televizive te zotit Veliaj dhe nga komentet e radhës të zotit Kepi, edhe pse flitet për korrupsionin e reformat në sistemin e pensioneve. Të ndodhur para këtij problemi shtrohet një alternativë ku qeveria ose do të vazhdojë të financojë korrupsionin në gjyqësor, duke investuar me para e indiferencë sigurimet shoqërore, ose do të marri përsipër luftën konkrete kundër korrupsionit dhe ti kërkojë zotit Velia të struket në një qoshe e të mos belbëzojë më nëpër ekrane. Deri tani që po flasim, ndodhemi para një fakti madhor, ku një pjesë e ankimuesve, mbas peripecive gjyqësore e viteve në pritje, fitojnë të drejtën e tyre e gjyqësori arrin në përfundimin madhor “se ligjërisht është abuzuar nga sigurimet shoqërore” në dëm të ish- ushtarakëve. Pra ligjërisht është shpallur një fajtor konkret, që ka shumë pare nëpër duar. Pra sigurimet shoqërore shpallen fajtor për mbi dymijë raste. E kur proceset gjyqësore penalizojnë Sig Shoq. pse nuk del përgjegjësia për shkelësit e ligjit në këtë institucion, ashtu sikurse del përgjegjësia për ata që vjedhin energjinë ? Pse shteti nuk i mbron shtetarët e saj, duke i çuar policinë te dera abuzuesve me paratë e thata?. Kur qeveria ka në dispozicion si ligjet edhe paratë, atëherë pse i çon të interesuarit nëpër seanca të pafundme me gjyqësorin? Pse konsumon gjykatat me procese që s’ka logjikë pse të bëhen? Përse qeveria nuk penalizon Sigurimet Shoqërore për abuzimin me fondet e pensioneve të ish ushtarakëve dhe pse nuk e përkrah gjyqësorin në tërësinë e këtyre gjyqeve, por akuzon atë për korrupsion kur vet ajo bëhet palë me ata që abuzojnë me pensionet, veç me një ndryshim thelbësor që: “Qeveria luan duke nxjerrë para, ndërsa sigurimet shoqërore e gjyqësori luajnë Sigurimet Shoqërore duke marrë para”. Po Sigurimet Shoqërore, kur e dinë se shumë gjyqe i kanë humbur, sepse paketa ligjore është kund Sigurimet Shoqërore r tyre e pro  interesave të paditësve, pse vazhdon të abuzojë me të drejtën e të tjerëve, që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ti drejtohen seancave te gjyqësorit?. Po qeveria pse vazhdon bën sehirxhiun midis këtij institucioni dhe masës së gjerë të qytetarëve ish ushtarakë duke stimuluar me fonde këtë vorbull ligjore e duke fol pa pushim për korrupsionin e në veçanti korrupsionin në gjyqësor. Qeveria e di shumë mirë se ka akoma shumë ish ushtarakë që nuk po e përfitojnë të drejtën e tyre, ashtu sikurse e di shumë mirë se si paguhen pa fjalë pensionet speciale, për njerëz anonim apo militantë partish. Vjedhja e energjisë nga institucionet, qytetarët etj, ndëshkohet me të drejtë, por kjo vjedhje qe ju bëhet qytetarëve nga mos zbatimi i ligjeve në fuqi, duke ju vjedhur paratë që ata i kanë fituar me djersë gjatë gjithë jetës së tyre, kur dhe nga kush do ndëshkohet. Vendimet e gjyqësorit me dy standarde është dëshmi që njëra palë vjedh palën tjetër dhe ky quhet korrupsion i pastër, i hapur e publik në sferat shtetërore. Vendimet i marrin trupat gjyqësore që nuk lënë rast pa shfrytëzuar për të mbushur xhepat e tyre, por qeveria edhe pse e njeh problemin, prapë i financon dhe hedh në tregun gjyqësor prehën për korrupsionin e gjyqtarëve dhe më pas i akuzon ata për korrupsion. Dua të diferencojë ata gjyqtar të ndershëm e profesionistë që para këtij problemi i kanë vënë pikat mbi “i” edhe pse mund të kenë rënë ndesh me interesat e ndonjë pushtetari. Dhe këta janë shumë, ndërsa gjyqtarët e standardeve të dyta, janë ata që presin proceset si ujku prehën. Me qëndrimin e saj qeveria nuk bën asgjë tjetër veçse stimulon gatishmërinë e gjyqtarëve që tu bien sa më parë në dorë seanca të tilla, sepse janë procese fitimprurëse për ta. Në fund të fundit përderisa qeveria i kthen kurrizin këtij problemi edhe financon, ata që janë të etur, d.m.th gjyqtarët, pse të mos i lyejnë pak duart, se në fund të fundit ç’ faj kanë ata, kur vet qeveria i çon paret me vetëdije se ato nuk dihet se ku do të përfundojnë. Prandaj dalin vendime me dy standarde për të njëjtin problem. Dhe kështu do të ndodhi për sa kohë kur korrupsioni do të luftohet me konferenca shtypi e për sa kohë qeveria do tu shtrojë tapetin “gjyqtareve të pafajshëm” që vet qeveria i korrupton. Kur qeveria nuk zbaton ligjet e veta, pse e kërkojnë këtë te gjyqtarët duke i akuzuar si të korruptuar, ç’ faj kanë ata kur cjapi shkon vet te kasapi? Ka ardhur koha që qeveria mos të bëjë indiferentin para këtij problemi. Por në kuadrin e luftës kundër korrupsionit të nxjerri para përgjegjësisë institucionin e Sigurimeve Shoqërore si institucion që edhe pse ka mbi 2000 individë qe kanë faktuar ligjërisht se ky institucion abuzon me fondet, d.m.th e kanë akuzuar atë si vjedhës së pareve të tyre, pra kanë vërtetuar se sigurimet shoqërore janë kthyer në një institucion i korruptuar e abuzues, e qeveria……e anashkalon problemin. Gjyqet e fituara nga ish- ushtarakët janë dëshmi se korrupsioni i vërtetë është te sigurimet shoqërore, ndërsa ata gjyqtarë që luajnë me dy standarde, janë pre e korrupsionit që qeveria duhet ta bëjë pjesë të luftës së saj. Skema është profetike: “Kur zihen dy, fiton i treti”, prandaj qeveria, e në mënyrë të veçantë zoti Velia, të mos harxhojnë kohën nëpër ekranet televizive, sepse edhe për këtë qeveri, koha e vitit të mjaltit mbaroi dhe njerëzit tashmë presin zgjidhje konkrete. Qeveria në këtë problem korruptiv nuk është më pala e sehirxhiut, por thelbi i problemit. Vjedhje të shtetasve të vet nëpërmjet pensioneve, nëpërmjet energjisë, nëpërmjet naftës, nëpërmjet miellit të bukës së përditshme, nëpërmjet çdo gjëje jetike për qytetarët, kjo është ajo që na mban larg dhe na diferencon nga Europa. Kjo tashmë është sfidë e qeverisë dhe ajo duhet të zgjedhë jo me deklarata, por me zgjidhje konkrete të kancerit të shoqërisë shqiptare, “vjedhjet”. E kjo është Europa reale për ne shqiptarët.