Rishfaqen maniakët pedofilë në Sarandë, ndalohet 47-vjeçari

    386
    Sigal

    Janë rishfaqur përsëri në jetën e përditshme të qytetit jugor, Sarandë, epshet maniake të pedofilisë duke tronditur kështu mbarë opinionin publik të qytetit dhe në veçanti jetën shkollore të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar. Për afro tri javë policia e Sarandës ka ndjekur një plan masash për kapjen e maniakut të denoncuar nga prindërit e adoleshenteve nxënëse dhe më në fund ka arritur ta konkretizojë këtë operacion me ndalimin e një shtetasi që

    dyshohet se kryente veprime të turpshme me të mitur në një shkollë publike të qytetit të Sarandës. Forcat e policisë së shtetit e kanë nisur këtë operacion që më 30 dhjetor 2014, kur ka arritur edhe denoncimi i parë nga prindërit e vajzave  që mësojnë në shkollën 9-vjeçare ”Adem Sheme” të Sarandës. Në denoncimin e prindërve nënvizohet se mostra e akuzuar për veprime të turpshme me të mitur, në trotuarin pranë shkollës ka hequr pantallonat duke u treguar organet gjenitale të tij një grupi vajzash që dilnin nga shkolla në përfundim të procesit mësimor. Vajzat kanë treguar tek prindërit e tyre dhe këta të fundit janë paraqitur për denoncim në komisariatin e policisë së Sarandës i cili e ka marrë seriozisht denoncimin prindërorë por nuk
    ka mundur të vërë në pranga personin e dyshuar për këtë veprim,  deri sa është dashur denoncimi i dytë i përsëritjes së të njëjtës ngjarje rreth orës 13:30 të datës 19 janar 2015, para nxënëseve të mitura L. D-16 vjeç dhe B. L.-14 vjeç, nxënëse të shkollës 9-vjeçare ”Adem Sheme” të qytetit të Sarandës. Prindërit kanë denoncuar sërish veprimet e turpshme dhe maniake ndaj fëmijëve të tyre. Përsëritja e situatës tronditëse ka bërë një pranë komisariatit të policisë së Sarandës të krijohet një grup hetimor për identifikimin dhe kapjen e personit maniak. Pas një serë deklaratash të marra nga nxënësit e kësaj shkolle, vetëm ditën e diel është arritur, sipas burimeve policore, të identifikohet 47-vjeçari A. L me banim në fshatin Metoq të Sarandës , i martuar dhe pa fëmijë, si personi i dyshuar që ka kryer veprimet e turpshme maniake me të miturat-nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme “ të Sarandës. Forcat policore kanë shkuar në banesën e të dyshuarit dhe janë përballur me të shoqen e tij e cila kur ka parë uniformat blu u është drejtuar atyre me pyetjen: ”Mos ka ngacmuar përsëri ndonjë femër?. I ndaluari nuk e ka pranuar akuzën për kryerje të veprës së turpshme me fëmijët. Në pak muaj, pas denoncimit për vepra të turpshme me një të mitur dhe ndalimin e një 65-vjeçari, shënohet rasti i dytë i kësaj kategorie, që ka ngjallë panik tek prindërit sarandiot.. Agron MEMA