Rinumërohen tetë kutitë e para në Tiranë, PDIU i shtohen 4 votat e mohuara në 25 qershor

536
Pas vendimit që mori dje KQZ, ditën e sotme do të rihapen 64 kuti votimi për disa qendra ku PDIU pretendon të fitojë mandatin e Shpëtim Idrizit, apo do t’i takojë Partisë Socialiste.
Kështu, pas udhëzimeve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur shpërndarja e numëruesve në 4 tavolina.

NUMËRIMI I KUTIVE MINUTE PAS MINUTE
Nga rezultatet që përcjell KQZ mësohet se deri tani janë numëruar 4 kuti. Deri më tani nga 4 kutitë, PDIU ka marrë 4 vota, që i ishin mohuan në 25 qershor, 2 prej të cilave ishin të PSD-së. Ndërkohë PS-së deri tani i janë zbritur 2 vota.

Kutia me nr.1558/1
PS ka siguruar 148 vota
LSI 68 vota
PDIU 1 votë. PDIU më herët në këtë qendër nuk kishte asnjë vote.

Kutia nr. 2213
PS 48
PDIU 1

Kutia nr.1532
PS 244
PDIU 38

Kutia nr.1587
PS 114
PDIU 0

Kutia nr.15 38
PS 229 vota, 1 më shumë
PDIU 7 vota, rezultati nuk ndryshon

Kutia nr.15 37
PS i zbriten dy vota:
Ishte PS 305, rezultati behet 302

PDIU 13, rezultati nuk ndryshon
Kutia nr. 1608
PS 205, nuk ka ndryshim
PDIU 11, nuk ka ndryshim
PRETENDIMET E PARTIVE
Ndërsa PDIU-ja kërkon një mandat për Shpëtim Idrizin dhe rinumërimin e 41 kutive, edhe PS-ja kërkon rinumërim të 23 kutive, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike që disponojnë dhe shifrave në tabelat e rezultateve.

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin për 38 vota, ndërkohë që PDIU pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi në Qarkun e Tiranës.
Sigal