Rikthejini pronat publike komunitetit të Sukthit!

    368
    Sigal

    Ura e Tones Kulle. Shumë prej nesh kanë humbur të afërm këtu, për shkak se kjo urë është 1- kalimshe edhe pse përqark saj ka hektar të tëra toke. Këto toka janë të ndara për banorët e Bashkisë së Sukthit. Mbi 30 familje, të cilat disponojnë emrin në listat e personave të pa trajtuar me tokë (këto janë lista që ata mendojnë se kanë emrin) dhe të gjithë këta persona janë ish- punonjës të NB-së së Sukthit. Personi i cili mori kurajon të fliste dhe të hapte formularët për të nxjerrë në pah të drejtën, Z.SH.X, aktualisht rezulton i pa punë si shkelës i legjislaturës, por në bazë të ligjit nr 9154 datë 6/11/2003 kreu VII neni 54 pika 1, “Shërbimi arkivor ofrohet pa autorizim”, “Shfrytëzimi i arshivave shtetërore dhe private, u ofrohet kërkuesve pavarësisht nga kombësia, statusi ose funksioni i tyre”. “Autoriteti arkivor shtetëror ofron vetëshërbim” dhe neni 54, Kërkuesi i dokumentit nuk është i detyruar të paraqesë arsye për t’u lejuar të shfrytëzoj dokumentacionin”. Kërkoni formularët 6, ato janë pronat tuaja dhe ju keni të drejtën të paktën të mbroheni në gjyqet e njëpasnjëshme që po bëhen pa dijeninë tuaj.

    – Sukthit ne 4 vite i’u bë integrimi urban projekt pilot (studim ky shumë i kushtueshëm) edhe në këto dy vite,por pse nuk u zbatua?

    Integrimi Urban në Ndërtimet Informale. Në Bashkinë e Sukthit Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në datat 25 – 26 Mars 2010, organizoi një uorkshop mbi ecurinë e procesit të projektit pilot për “Integrimin Urban të Ndërtimeve Informale” në Bashkinë e Sukthit. Në hartimin e këtij projekti u mor parasysh rritja e sektorit urban informal si një nga problemet parësore për t’u pasur në vëmendje për tu trajtuar. Në vitin 2004 Shqipëria ka firmosur Deklaratën e Vjenës, në bazë të së cilës kërkohet të parandalohet zhvillimi i ndërtimeve të reja informale. Nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, u prezantuan politikat aktuale të kësaj ministrie lidhur me zonat e mbrojtura, në përgjithësi dhe më specifikisht mbi zonën e mbrojtur të Rrushkullit, si pjesë përbërëse e territorit të bashkisë së Sukthit. Për këtë zonë, u theksua se janë krijuar probleme nga qiramarrësi, i cili po e shkatërron atë duke vendosur specie jo autoktone. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, prezantoi politikat e qeverisë në këtë sektor dhe ndikimi i zhvillimit të tij në popullsinë e Sukthit, si potencial zhvillues. Rëndësia e këtij projekti: – Procesi i planifikimit urban është bazuar në analiza, objektiva dhe vizione të qarta strategjike, konsistonte me objektivat kombëtare dhe që balancon interesat publike e private.

    • Vazhdueshmëria e reformave në hartimin e vizioneve të planeve territoriale; • Përfundimi i procesit të regjistrimit të tokës; • Transparenca e lartë e pjesëmarrjes në procese; (komisione, të cilat nuk u ngritën kurrë) • Përfundimi i procesit të legalizimit duhej ti hapte rrugë procesit të Urbanizimit; • Ndërtimin e një vizioni për zhvillimin urban të qytetit; • Përcaktimi i një qendre të mirëfilltë, qyteti të zë një zonë me një interes të veçantë;