Rikthehen radhët në Qendrat Shëndetësore dhe Dispanceri

    475
    Sigal

    Zëvendësimi i librezave me karta shëndetësore, ka bërë që ditët e fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit të krijohen radhë të gjata për pajisjen me kartën shëndetësore, ose rinovimin e librezës shëndetësore pranë qendrave shëndetësore në kryeqytet. Radhët e gjata janë krijuar jo vetëm nga të personat në moshë të re, por edhe nga të moshuarit, si pensionistët apo veteranët, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për orë apo ditë të tëra për tu pajisur me këtë kartë shëndetësore. Krijimi i radhëve të gjata sipas pacientëve ka ardhur për shkak të orëve të limituara të funksionimit të sporteleve si dhe numrit të kufizuar të punonjësve. Kjo situatë ka bërë që punonjësit e qendrave spitalore në kryeqytet të shtyjnë edhe oraret në disa raste. Kjo situatë nuk është aspak e drejtë as për punonjësit, kjo për shkak se ata vetë shprehen se numri i aplikantëve është tepër i madh dhe se nga vetë punonjësit është kërkuar një shtim i numrit të sporteleve dhe të punonjësve. Kjo situatë në këto sportele e tillë është thuajse çdo ditë, kjo sepse karta e shëndetit ofrohet falas dhe ofron më shumë mundësi për të gjithë ata të cilët janë të pajisur me këtë kartë shëndeti. Me anë të kartës së shëndetit mund të përfitohet nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke filluar nga recetat e rimbursueshme, shërbimi te mjeku i familjes, mjeku specialist, në qendrat spitalore, pra në të gjithë sistemin shëndetësor. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore se pse radhët janë gjata për pajisjen me këtë kartë shëndetësore. Sa i përket afatit kohor të vlefshmërisë së kartës është në varësi të kategorisë së pacientit, duke variuar nga tre muaj deri në pa afat. Konkretisht, për një student karta e shëndetit është e vlefshme për një vit, për një të vetëpunësuar tre muaj, ndërsa për një pensionist karta e shëndetit është pa afat.

    Pacientët në radhë pranë Dispancerisë për shkak të prishjes së apartit të skopisë

    Në Dispancerinë e vetme në Tiranë, aty ku dhe numri i peronave që shkojnë çdo ditë për vizitë është tepër i lartë, prej disa kohësh aparatura e skopisë është jashtë funksionit, kjo duke u justifikuar se është djegur njëra nga llampat e kësaj aparature. Prishja e kësaj skopie pranë Dispancerisë nuk ndodh për herë të parë, kjo sepse disa herë në vit shfaqet ky problem, i cili e bën situatën tejet të vështirë për përsonat që kanë nevojë për një vizitë të tillë. Kjo situatë ka bërë që pranë Dispancerisë të rriten kërkesat dhe radhët për kryerjen e vizitës, por që deri më tani asgje nuk po ndodh në lidhje me vënien në punë të këtij aparati. Të detyruar nga rrethanat pacientët drejtohen drejt privatit, edhe pse çmimet janë tejet të larta, ndërsa pjesa tjertër që nuk mundet dot të pagujë këta tarifa detyrohen të presin për javë të tëra nën piskun e vapër pranë kësaj qendre spitalore me shpresë se ky aparat do të rregullohet së shpejti. Në lidhje me këtë situatë, mjekët detyrohen t’i adresojnë pacientët që presin në radhë me orë të tëra drejt qendrave shëndetësore, si ajo e ish-Iranianit, ose ne Poliklinikën e Specialiteteve numër 3. Në lidhje me zgjidhjen e kësaj situate dhe vënien në punë të kësaj aparature, drejtoresha Entela Nako, shprehet se në lidhje me mosfunksionimin e kësaj aparature, vetë drejtoresha ka vene ne dijeni Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore si dhe Agjencinë Shëndetësore Rajonale, për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate, për të cilën deri më tani nuk është marrë asnjë masë.