Rike Roci: Nuk ka dashuri të re në jetën time, jam shumë e lumtur por pushimet i paguaj vetë!

1829
Një nga lojtaret më të bukura të “Big Brother” ndër vite, Rike Roçi, duke se ka krijuar konfuzion së fundi në profilin e saj në Instagram, pasi përveç fotos me të dashurin biznesmen ndërsa ai i dhuronte lule për Shën Valentin, disa javë më vonë postoi foton nostalgjike nga lidhja 9-vjeçare me Djin italian, Luca Binatti.
Rike, e cila ka konkurruar edhe në “Dancing with the Stars” në Tiranë, jeton prej 18 vitesh në Itali, dhe me Lucca-n deklaroi se njiheshin që në adoleshencë. E pas ndarjes nga Lucca, ajo pohoi se kishte nisur histori të re me një biznesmen, emrin dhe portretin e të cilit nuk i ka zbuluar ende.rike
Vajza nga Durrësi që mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, tregon për herë të parë për gazetën “Panorama” detaje të tjera se ç’po ndodh me jetën e saj sentimentale në Milano:
Në një set fotosh të fundit, ku pozon me bikini, dukesh shumë në formë. Si arrite të heqësh disa kilogramë kaq shpejt?
E vërtetë që kisha marrë disa kilogramë, dhe ndaj u detyrova të mbaja një dietë mesdhetare. Tashmë për ta ruajtur peshën e arritur, kam eliminuar bukën dhe makaronat, duke mbajtur kështu nën kontroll karbohidratet.
Duket se jeta jote prezantohet midis fotove si modele dhe fotove duke shijuar udhëtimet nëpër botë. Ku ndahet jeta profesionale nga ajo e qejfit, nëse u referohemi postimeve që bën në Instagram?
Po e vërtetë, duke pasur parasysh që shpesh realizoj foto si modele, siç ishte dhe seti para një muaji me rroba banjo. Ndërsa fotot e tjera janë gjatë udhëtimeve të mia, si përherë.
Para pak kohësh krijove konfuzion te miqtë dhe ndjekësit pasi postove një foto nostalgjike me ish-të dashurin DJ?
Patët një rikthim?
S’dua ta komentoj këtë pjesë.
Kjo do të thotë që punët e dashurisë i ke mirë, apo të ngatërruara këto kohë?
I kam shumë mirë, dhe jam shumë e lumtur.
Pra vazhdon lidhjen me biznesmenin që festove Shën Valentinin në Paris?
Nuk mundem ta komentoj as këtë histori
Mund të bëhet fjalë për një dashuri të re, atëherë?
Jo.
Sa e përkëdhelur ndihesh nga i dashuri, të bën dhurata të shtrenjta apo t’i paguan ai udhëtimet?
Jo, çdo gjë e blej vetë, pasi fatmirësisht punoj dhe i kam mundësitë për t’i bërë dhurata vetes dhe paketa udhëtimesh.
Je një vajzë e vështirë apo komode në lidhje?
Në fakt është e vështirë një lidhje me mua, për karakterin që kam. Jam vërtet shumë e vështirë.
Rike heq dorë nga linjat e kolme, arrin me dietë fizikun elegant
Modelja që jeton në Milano komplimentohet gjithmonë nga italianët për bukurinë dhe format origjinale, ndërkohë që “Sport Mediaset” e ka cilësuar të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme. Me kalimin e viteve, Rike Roci arriti të merrte disa kilogramë më shumë, duke u kategorizuar te vajzat e kolme.rike
Por që të jesh pjesë e botës së fotomodeleve duhet të bësh sakrifica, dhe ndaj Rike iu nënshtrua një diete mesdhetare, të alternuar me ushtrime fizike në palestër. Rezultati është shumë i dukshëm, pasi në setin e parë që Rike ka realizuar me bikini për këtë vit, duket elegante e me disa kilogramë të dukshëm më pak.
Sigal

rike

rike 2

rike