Rifillon Kuvendi me thirrjet e opozitës: Hajdut-kriminel!

627
Ka nisur sërisht seanca parlamentare, pas pushimit të detyruar që vendosi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Por, deputetët e PD kanë vazhduar me thirrjet e tyre “hajdut-kriminel” përreth foltores, ndërkohë që Ruçi ka tentuar të vazhdojë me qetësi seancën duke hedhur në votim projektligjet sipas rendit të ditës.
Opozita ka kërkuar që prej orës 10:00 kur nisi seanca të marrrë fjalën për ekstradimin në Itali të Nezar Seitit, të vetmit të arrestuar dhe në hetim në Shqipëri si anëtar i bandës së Habilajve, pasi e konsideron si skandalin më të madh të 27 vieteve të fundit, por kryetari i Kuvendit nuk e ka lejuar kreun e Grupit të PD, Edmond Spahon, të flasë. Ruçi e argumentoi si çështje jashtë rendit të ditës.
Pas kësaj, opozita bllokoi foltoren dhe lindi debati i fortë me Ruçin, i cili arriti deri atje sa ta përjashtojë nga seanca Spahon.
Pavarësisht kësaj dhe disa ndërprerjeve të shkurtra, opozita ka qendruar në sallë dhe ka protestuar me thirrjet “Hajdut-kriminel” drejtuar Ruçit..
Sigal