Reshjet, problemet e urbanizimit përmbytin “Ali Demin”

    384
    Sigal

    Shiu i rrëmbyer i paradites së djeshme solli pamjet e një kryeqyteti me problemet më serioze të urbanizimit. Tirana ishte dje me rrugë të mbushura me ujë, semaforë që nuk punojnë, puseta që nuk funksionojnë e shpërthenin dhe trafik të rënduar. Përmbytjet u shfaqën kërcënuese në disa akse dhe lagje të Tiranës. Gazeta “Telegraf” demonstron me foto kaosin në lagjen “Ali Demi”, lagjja më e vjetër e Tiranës. Ndërtimet pa leje, shtesat që ngushtojnë rrugët kanë sjellë degradimin e situatës. Një zonë me 70 mijë banorë, që paguan taksa dhe nuk vë dorë njeri…. Përgjegjësi e pushteteve ndër vite dhe heshtjes së banorëve!