Reshjet e shiut/ Raporti i Emergjencave Civile: Ja zonat më problematike…

615
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionin sipas qarqeve për gjendjen pas rreshjeve të shumta të shiut. Referuar këtij informacioni, si rezultat i motit të keq situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës.
Qarku Shkodër:
Ka pasur reshje shiu dhe mjegullinë në të gjithë qarkun. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë situata paraqitet si më poshtë:
Janë të bllokuara akset rrugore: Bogë – Theth, Kir -Mali Shoshit- Bregu i Lumit (Njesitë Administrative Shale, Shosh, Pult Bashkia Shkodër), Timare – Vermosh (Njësia Administrative Kelmend Bashkia Malësi e Madhe), Muri Turkut – Shllak – Temal (Njesite Administrative Shllak e Temal Bashkia Vau Dejës), rruga Fushë Arrës – Iballe, rrugët rurale Njësia Blerim Bashkia Fushe Arrës.
Gjithashtu nga rënia e ortekëve në rrugë paraqet rrezik për lëvizjen mjeteve rruga Arse Miliska- Fierzë e Bashkisë Fushe Arrës, po punojnë borëpastrueset për mbajtjen hapur të kesaj rrugë.
Ka mungesë të energjisë elektrike: Njësia Administrative Pult, Shosh dhe Shale (përveç fshatit Thethë) Bashkia Shkodër, Njësia Administrative Kelmend dhe fshatrat Reç e Razem Bashkia Malësi e Madhe, disa fshatra të Njësisë Shllak e Temal Bashkia Vau Dejës, fshati Qerret i Madh Bashkia Puke, fshati Apripe Guri Bashkia Fushë Arrës.
Shkolla pa mësim: Njësia Shalë, Shosh, Pult Bashkia Shkodër, Njësia Shllak e Temal Bashkia Vau Dejës, pjesërisht Njësitë Iballe dhe Fierzë Bashkia Fushe Arrës.
Bashkia Shkodër:
Vazhdojnë reshjet e shiut pothuajse në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. Në territorin malorë është i vështirë kalimi, rruga Prekal-Theth është e bllokuar në segmentin rrugor të Malit të Shoshit. Rruga për në fshatin Brucaj në njësinë administrative Pult është e bllokuar, po ashtu edhe nga fshati Kirë deri në Xhan dhe nga fshati Pog deri në qendër të njësisë administrative Pult. Rruga për në fshatin Mazrekë është e bllokuar, po ashtu edhe në fshatin Shpor të njësisë administrative Gur i Zi. Furnizimi me energji elektrike paraqitet normal përveç problemeve në disa fshatra të njësisë administrative Pult. Në zonat malore rezervat ushqimore janë drejt pakësimit, për faktin se nuk operojnë shumë njësi tregtare në ato zona. Gjithashtu nga monitorimi në terren është vënë re që prurjet e lumit Drin janë rritur ndjeshëm.
Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Bujqësisë Shkodër, raportohet ka dalë prroji i Goricës i cili buron nga Mali i Zi, iu rikujtojmë se ky përrua del shpesh në rast reshjesh shiu. Si pasojë rezulton e përmbytur rreth 100 ha në fshatin Goricë të Njësisë Administrative Ana e Malit.
Në Bashkinë Fushë Arrëz, situata paraqitet si më poshtë:
Akset e rrugëve nacionale janë të hapura, por të kalueshme me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës se akullit. Kjo situatë ka shkaktuar bllokimin e të gjitha rrugëve rurale, si rrugën Bardhet-Iballë, rrugët e fshatrave të Njësisë Administrative Iballë, Fierzë, Blerim dhe Qafë-Mali, ku bashkia po punon për hapjen e këtyre, rrugëve. Problem është fshati Aprripe Guri i cili është i izoluar komplet pasi e vetmia rruge komunikim ka qene me varka të cilat janë mbytur si pasojë re reshjeve të shiut dhe dëborës për të lëvizur drejt qendrës se Njësisë Administrative Fierzë dhe drejt qytetit të Bajram Currit. Procesi mësimore në shkollat e Njësive Administrative Iballe, Fierze, Blerim, Qafë – Mali është ndërprerë pjesërisht. Për sa i përket furnizimit me energji elektrike nuk kemi probleme.
Në Bashkinë Vau Dejës:
Vazhdojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Bashkisë si rezultat dhe dëbora e rënë po shkrin, duke rritur rrezikun për përmbytje në zonat me rrisk.
Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qendër):
Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Në gjithë fshatrat e Bashkisë Qendër ka energji elektrike. Qendrat shëndetësore funksionojnë dhe shkollat normalisht. Probleme të tjera nuk ka.
Njësia Administrative Bushat:
Nuk ka probleme në furnizimit me ujë të pijshëm. Ka energji elektrike në të gjithë fshatrat e kësaj Njësie. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht. Probleme të tjera nuk ka.
Njësia Administrative Hajmel:
Nuk ka probleme në furnizimit me energji elektrike dhe ujit të pijshëm. Qendrat shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht. Probleme të tjera nuk ka.
Njësia Administrative Vig Mnelë:
Në këtë Njësi ka energji elektrike. Rrugët në këtë Njësi janë të hapura dhe pa probleme. Qendra shëndetësore dhe shkollat funksionojnë normalisht. Emergjenca shëndetësore dhe probleme të tjera nuk ka.
Njësia Administrative Temal:
Fshati Qerret dhe qendra e kësaj Njësie ka energji elektrike ndërsa fshatrat e tjerë janë pa energji elektrike. Rruga e Komanit për në qendër të Njësisë e kalueshme.
Njësia Administrative Shllak:
Në gjithë fshatrat e kësaj Njësie ka energji elektrike. Rruga për në qendër të Njësisë e kalueshme për automjete të larta. Qendra shëndetësore dhe shkolla në qendër të Njësisë funksionojnë normalisht. Emergjenca shëndetësore dhe probleme të tjera nuk ka.
Bashkia Pukë:
Gjatë ditës së sotme territori i Bashkisë Pukë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe temperatura deri në 5 gradë
Qyteti Pukë:
Gjatë ditës se sotme vazhdon të ketë reshje shiu, temperatura 5 gradë. Trashësia e dëborës është në rënie si pasojë e rritjes së temperaturave, Energjia është pa ndërprerje, Shkollat janë hapur dhe kanë vijuar mësimin. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar.
Njësia Administrative Gjegjan
Raportohet se rrugët e fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të zhbllokuara ka vështirësi në qarkullim, Shkollat janë hapur dhe vijojnë mësimin.
Njësia Administrative Qelëz:
Raportohet se rrugët e fshatrave janë të hapura dhe të kalueshme me vështirësi, Shkollat janë hapur kanë vijuar mësimin, energji ka pasur pa ndërprerje.
Njësia Administrative Luf – Qerret:
Raportohet të jenë hapur rrugët e fshatrave që lidhen me të gjitha njësitë administrative.
Raportohet se rrugët e të gjithë fshatrave janë të kalueshme me vështirësi.
Rrugët Nacionale janë të kalueshme. Në rrugën Vau Dejës –Pukë Fushë Arrës po punojnë 3 mjete borëpastruese. Ne rrugën Hadoj – Gjegjan – Reps po punojnë dy mjete borëpastruese.
Qarku Kukës.
Ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe mjegull. Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash 65 cm, Qafë Shllak 80 cm, Qafë Tobli 40 cm, Qafë Luzhë 40 cm, Valbonë 80 cm dhe Qafë Morinë 25 cm. Në qytete trashësia e dëborës është: Kukës 20 cm, Bajram Curri 45 cm dhe Krumë 20 cm.
Akset rrugore:
Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme në përgjithësi pa zinxhirë. Situata dhe problematikat në qark nuk kanë ndryshime të tjera nga informacioni që kemi dërguar në orën 18:00. I gjithë qarku është furnizuar normalisht me energji elektrike. Firmat kontraktore kanë punuar për hedhjen e kripës sidomos në segmentet rrugore problematike. Prefekti dhe grupet e punës në qark po monitorojnë gjatë gjithë kohës situatën në terren.
Qarku Lezhë.
Në Bashkinë Lezhë dhe Kurbin, gjatë natës dhe sot kemi reshje të dobëta, rrallë në mesatare të shirave. Nuk kemi probleme në përmbytjen, në infrastrukturës dhe në tokat bujqësore. Niveli i ujit në lumej, kolektorët dhe kanalet kullues janë në rritje të kuotav, por pa problem deri tani. Hidrovorët, furnizohen normalisht me energji elektrike dhe janë në gatishmeri për punë. Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pishëm, pa probleme.
Në Bashkinë Mirditë, në të gjithë territorin e bashkisë janë ndërprerë reshjet e dëborës dhe kanë filluar reshjet e shiut, shoqëruar me rritje të temperaturave. Si rezultat i përmirësimit të situatës kemi shkrirje të dëborës në masën mbi 50%. Ka filluar qarkullimi normal i transportit në rrugët rurale që lidhin njësitë administrative me fshatrat. Krahas përmirësimit të situatës kemi dhe këto probleme për momentin kemi të bllokuara: Aksi rrugor Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në njësin administrative Fan; Aksi rrugor Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në njësin administrative Orosh.
Nga ana e degës së OSHEE Mirditë është punuar dhe janë eleminuar të gjitha problemet në njësit administrative Orosh dhe Fan. Me mjetet që disponojmë ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat. Si rezultat i përmirësimit të temperaturave dhe fillimit të reshjeve të shiut, dhe si rezultat i shkrirjes së dëborës kanë filluar shtimi i vërshimit të ujrave në përrenj dhe lumenj në të gjithë territorin e bashkisë. Nga ana jonë po punohet për mbajtjen në monitorim të situatës dhe sidomos në rezervuarët që ndodhen në territorin e bashkisë. Situatat në akset rrugore nacionale: Kalushmëria e mjeteve, pa probleme. Rruga e Kombit Rrëshen-Tunel Kalimash, e kalueshme pa probleme. Drejtoria e Policisë Vendore, është në krye të detyrës për monitorimin dhe drejtimin e qarkullimit rrugor, si dhe për t’u ardhur në ndihmë komunitetit për çdo shqetësim që do të paraqitet. Prefekti me shtabin e emrgjencave vazhdon monitorimin dhe bashkëpunon me operatorët në terren për menaxhimin dhe përballimin e situatave nga reshjet e shirave dhe rritjes së nivelit të ujrave në lumjenë nga shkrirja e dëborës. Nga Shtabi i emergjencave është mbajtur kontakt i vazhdueshëm me mediat lokale e qëndrore për të informuar në kohë komunitetin mbi zhvillimin e situatave të krijuara dhe ato të pritshme, nga kushtet atmosferike.
Qarku Vlorë:
I gjithë qarku karakterizohet nga mot me vranësira dhe me ngritje të ndjeshme të temperaturave. Të gjitha akset rrugore të Qarkut Vlorë janë të kalueshëm dhe pa probleme. Jemi duke ndjekur situatën dhe problemet në qark.
Qarku Elbasan:
Qarku Elbasan, nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës, situata paraqitet më e qetë si më poshtë:
Në Gramsh akset rurale që të çojnë në Njësitë Administrative janë te hapura, procesi mësimor zhvillohet në të gjitha shkollat .
Në Elbasan ngelet i bllokuar segmenti Guri i Zi-Labinot Mal, si pasojë nuk zhvillohet edhe procesi mësimor ne fshatrat e kësaj Njësie Administrative.
Në Librazhd ngelet problem segmenti rrugor Dorëz – Qarrishtë, ndërsa ne Përrenjas Ura e Bushtricës – Mënik. Në këto fshatra nuk zhvillohet procesi mësimor.
Qarku Dibër:
Në qarkun Dibër, kushtet e motit paraqiten me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa gjendja ne infrastrukturë është si vijon :
Rrugët nacionale janë te kalueshme ne te gjithë territorin e qarkut, përveç aksit rrugor Ura e Çerenecit – Steblevë, kalohet me zinxhir. Rrugët rurale si shkak edhe i reshjeve të shiut, janë të kalueshme në të gjitha qendrat administrative. Janë të bllokuara akset rrugore të disa fshatrave me qendrat administrative të njësive administrative Ostren, Martanesh, bashkia Bulqizë, Selishtë, Luzni e Lurë, bashkia Dibër dhe Xibërr, Bashkia Klos. Po punohet nga bashkitë me mjete për të kthyer këto rrugë të qarkullueshme. Nuk kemi probleme me energjinë elektrike, përveç njësisë administrative Xibërr, bashkia Klos.
Qarku Gjirokastër.
Probleme emergjente të krijuara rishtas nuk ka.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për ndonjë situatë të re problematike por vetëm që situata e mëparshme gradualisht po vjen drejt përmirësimit.
Sigal