Reshjet e dendura – Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

519

Sigal

Në orët e vona të mbrëmjes lumi Vjosë ka dalë nga shtrati duke arritur në kuotat maksimale dhe duke përmbytur disa hektarë me toka në zonë e Novoselës. Deri tani janë evakuuar 20 familje, ndërsa 3 banesa janë nën ujë. Sipas banorëve të zonës, nëse niveli rritet edhe me gjysmë metri atëherë do të kemi të njëjtën situatë si vitin e kaluar.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama mblodhi Shtabin e Emergjencave për të bërë një analizë të situatës të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit. Përveç përmbytjeve të shkaktuara nga lumi i Vjosës, mësohet se problematike situata paraqitet edhe në zonën e Lezhës, ku sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në terren ndodhen edhe forcat e ushtrisë, ndërsa në Lezhë janë evakuuar 24 banorë.

Ndërkohë, në zonën e Shkodrës , sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit.