Renzi- Ku gabova me referendumin

423
Sigal

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pranoi sot se kishte gabuar në politizimin e referendumit për reformën kushtetuese, tekst i hedhur poshtë masivisht nga italianët. “Ne nuk kemi humbur, ne kemi super humbur”, theksoi Matteo Renzi, në tribunën e asamblesë kombëtare të Partisë Demokrate (qendra e majtë), që ai drejton, për herë të parë që prej dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

“Bëra gabim duke politizuar referendumin, nuk e kisha menduar kështu, jam gabuar”, pranoi ish-kryeministri italian. “Ne kemi humbur tek të rinjtë, veçanërisht tek 30-40 vjeçarët. Ne kemi humbur në shtëpi dhe kjo më bën të ndjehem keq”, shtoi ai.

Matteo Renzi theksoi gjithashtu se dështimi i reformës së tij ishte parë me kënaqësi në internet. “Ne ua kemi lënë internetin atyre që, në këto momente, shihen në sytë e botës si mbështetës të gënjeshtrave”, theksoi ai duke iu referuar në mënyrë të qartë Lëvizjes 5 Yjet.