Rektori Varoshi: Çeliku, dijetari dhe gjuhëtari Shqipërisë!

694
Studiues, pedagogë, dekanë e rektorë, kanë qenë pjesëmarrës në konferencën shkencore, që universiteti “Aleksandër Xhuvani” së bashku me partnerët e vet, organizuan në kuadrin e përvjetorit të 80-të të lindjes së Profesor Mehmet Çelikut, këtij dijetari të mirënjohur, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me jetën e disa institucioneve kërkimore e universiteteve në Shqipëri. Në fjalën e tij Rektori UE Prof. Varoshi tha se “Mehmet Çelikun ne e vlerësojmë sot së pari si nderin e universitetit tonë, me të cilin lidhet gjithnjë jeta e tij, jo vetëm si pedagog i shquar, si hartues tekstesh universitare, si ideator programesh e kursesh, por edhe si shkencëtar albanolog me kontribute të vlefshme për gjithë Shqipërinë. Ne nuk e kemi ende “murin e krenarisë” të profesorëve dhe studentëve tanë më të suksesshëm siç është në përvojën e universiteteve konservatore në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Por, në çdo rast që një mur i tillë do të ngrihet, emri i Mehmet Çelikut do të jetë ndër emrat e parë”. Duke u ndalur tek vlerat dhe kontributet e Profesor Çelikut, zoti Varoshi tha se “sot studiuesit e Gjuhësisë dhe Letërsisë, por edhe ata të shkencave didaktike të pedagogjisë dhe historisë së arsimit, do të vlerësojnë kontributet e studiuesit tonë, gjuhëtarit Mehmet Çeliku, në mënyrë ndërdisiplinore, në fushën e sintaksës, ku ai prej dekadash në mënyrë tërësisht sovrane prin disiplinën së cilës i është kushtuar gjatë gjithë jetës; në fushën e historisë së shqipes, sidomos të shqipes së shkruar dhe të procesit të standardizimit të saj; në fushën e polemikave të mëdha shkencore që janë hapur në çerekshekullin e fundit për raportet e shqipes letrare me dialektet dhe të vetë dialekteve mes tyre, për qëndrimin ndaj normës dhe përdoruesve të saj për shqipen publike dhe atë të përditshme; në fushën e mendimit pedagogjik shqiptar të nivelit universitar; në fushën e teksteve shkollore të nivelit të lartë e të mesëm; në fushën e publicistikës dhe në fusha të tjera”. 
Veprimtaria e shumanshme e sintaksologut
Të gjithë këto tregues janë përbërës të pandashëm të veprimtarisë së shumëanëshme dhe të pandërprerë për më shumë se 50 vjet të Mehmet Çelikut, e cila në tërësinë e saj përfshin rreth 150 zëra, vepra , monografi, studime artikuj shkencorë, referate e tjerë, që e kalojnë numrin e 3000 faqeve. E gjithë kjo prodhimtari intelektuale rezulton punë origjinale, përfundime, teza të formuluara nga analiza e materialeve shumë të gjera, duke u mbështetur në teorinë gjyhësore bashkëkohore të vendit dhe të huaj. Por “kali i betejës” ka qenë dhe do të mbetet sintaksa, reparti më i ngurtë i gjuhës, kështjellat e së cilës asnjë pushtim i huaj dhe asnjë invazion gjuhësor nuk i mposhti siç shkruan shkrimtari Ismail Kadare. Nisur nga ky këndvështrim, do ta gjykonim me vend krahasimin që, për profesor Aleks Budën thuhej se “ishte martuar me historinë dhe kishte të dashur arkeologjinë”, kurse për Profesor Mehmet Çelikun duhet të themi se “i qëndroi besnik sintaksës si fat jete, dhe si fat dashurie, nuk e tradhëtoi kurrë edhe kur detyra e largonte prej saj”. Një krahasim i tillë rezulton jo vetëm domethënës, por dhe flet shumë. Sintaksologu Mehmet Çeliku është një dijetar i rrafshit mbarëkombëtar. Kjo konferencë e organizuar nga UE kushtuar personaliteteve të shkencës nga Elbasani, që nga Konstandin Kristoforidhi deri tek Lef Nosi, Aleks Buda, Mahir Domi, Kostaq Cipo dhe të tjerë, edhe për Profesor Çelikun kishte një kuptim tjetër. Njëherësh UE përmbush një detyrim intelektual në kontekstin e pasurimit të dijes universitare dhe akademike në drejtim të evidentimit dhe vlerësimit të kontributit të vyer të këtyre personaliteteve të shquara. Në konferencë përshendetën dhe vlerësuan rolin e Profesor Çelikut edhe dekanë, kolegë, miq, të ftuar të cilët ngritën lart kontributet e tij në fushën e gjyhësisë dhe letërsisë, por veçanarisht e cilësuan atë si “babai i sintaksës”. 
“Gjirokastra –histori suksesi”, vijon puna në përzgjedhjen e personazheve
Albanian Excellence në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare me mbështetjen e veçantë të Bashkisë Gjirokastër dhe kryetares së saj, Zamira Rami, vijon punën për projektin “Gjirokastra, histori suksesi”, projekt i cili do të përzgjedhë për herë të parë në një libër, qytetarët gjirokastritë që kanë arritur një histori dinjiteti njerëzor dhe suksesi në vëndet ku u detyruan të jetojnë pas viteve ’90-të. Qyteti i Gjirokastrës, i njohur historikisht dhe periodikisht për figura të njohura poliedrike historike dhe kulturore , ketë herë do të ketë një libër suksesi me njerëzit e saj që jetojnë jashtë Shqipërisë, por që do të jene ndërkohë edhe një data base me vlerë për të ardhmen e qytetit të UNESCO-s, qytetit me vlera te vecanta arkitekturore, një pasuri e vërtetë historike, jo vetëm për ne. Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër. Zamira Rami, duke vlerësuar këtë projekt dhe mbështetjen e saj, nënvizoi rëndësinë që duhet të ketë përzgjedhja e shkëlqyer e njerëzve që kanë ditur të bëjnë histori suksesi si edhe të spikasin me jetën e tyre profesionale kudo ku ata jetojnë. Një rëndësi të madhe gjatë kësaj mbledhje ju kushtua kritereve profesionale që duhet të kihen paraysh në përzgjedhjen e kandidatëve, që do të kenë CV e tyre profesionale, sa aktivë janë në komunitetin shqiptar ku ata jetojne, sikundër do të ketë dhe rekomandime nga njerëz të njohur të kandidatëve që do të përzgjidhen nga ky bord , të cilët do të jenë njeherazi pjese e librit “Gjirokastra-histori suksesi” por edhe vijim i data baze që Albanian Excellence, ka krijuar prej më shumë se tre viteve punë në përcaktimin e sukesit shqiptar në botë. Mbas shumë propozimesh dhe diskutimesh, u arrit që personazhet që do të jenë pjesë e këtij libri do të jenë histori suksesi të qytetarëve gjirokastritë të pas viteve 90 të dhe që janë gjallë. Mbi bazën e ndarjes së re territoriale, personazhet e librit “Gjirokastra-histori suksesi”, do të përzgjidhen nga Bashkia e madhe e Gjirokastrës e cila aktualisht zë një territor shumë më të gjërë duke i dhënë në këtë mënyrë përzgjedhjes, një frymë më demokratike dhe një pjesmarrje më të gjërë historive të arritura nga banorët e kësaj zone në jug të vendit e njohur për karakteristika të vecanta të saj. Gjithashtu anëtarët e bordit propozuan të paktën 20 emra konkretë që mund të jenë pjese e librit “Gjirokastra-Histori suksesi”, për të cilët do të punohet për t’i evidentuar më mirë në bazë të kritereve të mirëpërcaktuara gjatë kësaj mbledhje.
Sigal