Regjistrimet online për në Universitet nga 4- 9 shtatori, ja si bëhet

    367
    Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë publike hapat që duhen ndjekur për regjistrimin online për shkollat e larta
    Faza 1, mund të kryhet nga data 04 Shtator 2015 deri më datë 09 Shtator 2015, sipas procedurave të përshkruara në udhëzimin teknik, të publikuar në faqen: www.akp.gov.al
    Hapat për opsionet e regjistrimit janë :
    Hapi i parë pas logimit në sistem është ai i regjistrimit. Pra, në momentin që klikohet butoni “Regjistrohu”, është kryer regjistrimi nga aplikanti në atë program studimi ku është shpallur fitues. 
    2. Hapi i dytë ka të bëjë me faktin nëse aplikanti dëshiron ta vazhdojë garën për një preferencë më të lartë apo do të qëndrojë në atë preferencë ku ka fituar.
    a) Nëse doni të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta, zgjidhni (klikoni) opsionin: “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe klikoni butonin: “Ruaj”. Pasi të klikoni te butoni “Ruaj”, do t’ju shfaqet mesazhi “Veprimi u krye me sukses” dhe pas kësaj mund të dilni nga faqja dhe të mbyllni broëserin e internetit. Të vazhdosh garën për preferencë më të lartë do të thotë që në listat e fazës së dytë që do të shpallen në datë 14 shtator 2015 mund të shpallesh fitues në një preferencë më të lartë nëse plotëson parimin e meritës ose nëse nuk i plotëson pikët mbetesh fitues në po të njëjtën preferencë.
    b) Nëse jeni shpallur fitues te një preferencë e ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin për një preferencë më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas të klikoni tek butoni: “Ruaj”. 
    Kujdes: Nëse keni vendosur përfundimisht ta ndërprisni garën, veprimi i mësipërm duhet të kryhet përpara se te dilni nga faqja. Në rast të kundërt, regjistrimi juaj bëhet në mënyrë automatike nga sistemi me opsionin “Vazhdoj konkurimin për një preferencë më të lartë “.
    3. Kujdes! Veprimi i regjistrimit on-line lejohet të kryhet vetëm një herë.
    4. Për aplikantët me formularët A2, të cilët nuk janë shpallur fitues në këtë faze, do të presin dhe do të kontrollojnë nëse kanë fituar në listat e fazes së dytë, që shpallen në date 14 shtator.
    Kujdes : Respektoni afatet e regjistrimit që të mos humbisni të drejtën e vazhdimit të studimeve.
    Sigal