Reforma në drejtësi, Mediu nis lobingun në SHBA

472
Gjatë vizitës së tij në Washington kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi takime me personalitete të politikës dhe mendimit politik amerikan. Me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, Ish-Senatorit Jim DeMint, Mediu mori pjesë në një takim në të cilin u diskutua për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Policy and Heritage Foundation, të krijuar në Shqipëri prej përfaqësuesish të politikës shqiptare dhe rajonale.
DeMint shprehu gadishmërinë e tij për t`a konsideruar këtë fondacion si pjesë të punës dhe qëllimeve të përbashkëta, duke bashkëpunuar në analizën e situatës në Ballkan, lirinë ekonomike, shtetin e së drejtës, çështjet e Sigurisë Rajonale dhe Globale, duke përfshirë në këto forume përfaqësues të nivelit të lartë të politikës amerikane dhe rajonale, siç ishte forumi i organizuar në Ëashington nga Armed Service Committee në senat, apo takimet në rajon me kongresmenët për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.
Mediu shpjegoi edhe njëherë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, që sipas tij është si pasojë e një qeverisjeje autoritare dhe të korruptuar. Mediu zhvilloi një drekë pune me Kongresmenin Robert Aderholt dhe Ish-Senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë Reformën në Drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias, me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm.
Sigal