Reforma në drejtësi, Ibrahimi pas takimit me “Venecian”: U diskutua edhe çështja e votimit me 84 vota

395
Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë nisur takimet në Tiranë për të diskutuar draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese lidhur me reformën në drejtësi.
Takim me ekspertët e nivelit të lartë dhe raporterëve të Vencias zgjati rreth dy orë. Në fund të takimit, eksperti Ibrahimi tha se sot ishte radha jonë për të folur. Ai tha se në takim u diskutua edhe çështja e votimit të anëtarëve të institucioneve kushtetuese me 84 apo me 93 vota.
Cilat ishin pritshmëritë e tyre? Ishin të kënaqur?
Ibrahimi: Sesa të kënaqur ishin do ta marrim vesh kur të shkruajnë opinionin përfundimtar të cilin po e presim me padurim. Takimi ishte dy orë aq sa ishte parashikuar. Të gjitha çështjet që ishin objekt i trajtimit në opinionet e tyre, një pjesë e tyre u tarjtuan sot, një pjesë do të trajtohen në takimin e radhës që është nesër.
Ka zënë vend në diskutim çështja e votimit të anëtarëve të institucioneve kushtetuese që do të thotë me 84 apo me 93 vota?
Ibrahimi: Po të gjitha
Çfarë sugjerimesh u thanë?
Ibrahimi: Kjo ishte radha jonë që të flisnim dhe të tregonim zgjidhjet tona. Radha e tyre vjen më vonë dhe do të vijë në formë të shkruar. Aty do të marrim përgjigjet dhe do të kuptojmë sesa bindës kemi qenë.
Pasditen e sotme pritet të takohen me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.
Sigal